Politike

"Një sqarim për Ana Brnabiç", këshilltari i Kurtit: Ne jemi demokraci! Kryeministri nuk zotëron asnjë media

Brnabiq mbante në duar artikuj të mediave nga Kosova që kishin raportuar për zhvillimet në Parlamentin e Serbisë. Ajo pretendoi se opozita serbe, për shkak të reagimeve të shqiptarëve, po paraqitet si “heroike”. 

4 Mars 2025, 20:19 Nga N.F
"Një sqarim për Ana Brnabiç", këshilltari i
Brnabiç dhe Kurti

KOSOVË- Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Jeton Zulfaj ka reaguar në platformën sociale "X" në lidhje me tensionet në Kuvendin Serb. Kryeparlamentarja serbe, Ana Brnabiç shfrytëzoi foltoren për të sulmuar opozitën serbe, duke i quajtur ata heronj të Albin Kurtit dhe të mediave në Kosovë.

Brnabiç mbante në duar artikuj të mediave nga Kosova që kishin raportuar për zhvillimet në Parlamentin e Serbisë. Ajo pretendoi se opozita serbe, për shkak të reagimeve të shqiptarëve, po paraqitet si “heroike”. Në lidhje me këtë deklaratë Zulfaj theksoi se Kosova është një demokraci dhe se Kurti nuk ka asnjë kontroll mbi mediat.

“Një sqarim për Ana Brnabiç: Ne jemi demokraci. Kryeministri Albin Kurti nuk zotëron asnjë media”, shkroi Zulfaj.

brnabiq kurti

Sondazh

Poll