4 Mars 2025, 18:39
Nga N.F
Komisioni Rregullator
TIRANË- Komisioni Rregullator ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e PD-së për zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës. Dy anëtarët e propozuar nga opozita Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj kërkuan shtyrjen e afatit për regjistrimin e emigrantëve me 5 ditë. Kjo kërkesë e PD u rrëzuar me tre vota kundër dhe dy pro.
“2 pro, 3 kundër, nuk miratohet në parim dhe nuk mund të vazhdojmë për diskutimet nen për nen, sepse nuk arrihet shumica e kërkuar,” u tha gjatë takimit.
4 Marsi është afati i fundit i regjistrimit të emigrantëve për pjesëmarrjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) prej 11 janarit kur nisën regjistrimet deri më tani rezultojnë se janë plotësuar në total 337,629 kërkesa. Nga totali i kërkesave për regjistrim 107,811 apo 32% e tyre janë refuzuar.
Numri i zgjedhësve unikë që kanë bërë kërkesa për regjistrim arrin në 271,860, ku 218,373 zgjedhës (unikë) të cilëve u është miratuar kërkesa dhe 42,094 zgjedhës (unikë) të cilëve u është refuzuar kërkesa. 20% të zgjedhësve të miratuar i përkasin qarkut të Tiranës. 13% i përkasin qarkut të Fierit, 10,3% në Durrës, 10,2% në Elbasan në Korçë janë 8,6% e zgjedhësve të miratuar.
40% e totalit të kërkesave për regjistrimi janë nga emigrantët nga Italia, 28% nga emigrantët e Greqisë, 10% nga Gjermania, 6,6% nga SHBA, 5,6% nga Anglia. Nga votuesit meshkujt janë kryer 58,6% e kërkesave dhe nga votueset femra 41,4% e kërkesave.
26% e totalit të kërkesave dominohen nga zgjedhës së grup moshës nga 36 deri në 45 vjeç. Edhe grup mosha nga 26 deri në 35 vjeç zë 26% të kërkesave. Grup mosha tjetër 46 deri 55 vjeç zë 19,6% të kërkesave. Mosha mbi 65 vjeç zë 17% dhe grup mosha nga 18 vjeç deri në 25 vjeç zë 11%.
Pjesa më e lartë e totalit të kërkesave për regjistrim është në qarkun e Tiranës me 19%, e ndjekur nga qarku i Fierit 14%, Korça 11%, Durrësi 8%, Elbasani 8%, Vlora 6%, Berati 6%, Shkodra 4% etj. Regjistrimet e votuesve nga jashtë po kryhen nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) që administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
komisioni rregullator 4 pd
Politike
4 Mars 2025, 17:39
N.F
Takimi
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur ditën e sotme bnë Presidencë komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajo Enri...
Politike
4 Mars 2025, 17:34
r.ll
rama, agaçi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, &...
Politike
4 Mars 2025, 17:30
r.ll
pamje nga takimi
MILANO- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim në Milano me Koordinatorin për Marr...
Politike
4 Mars 2025, 16:27
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme kërkesën për regjistrimin në zgjedhje të...
Politike
4 Mars 2025, 15:55
N.F
Arrestimi i Veliaj
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka regjistruar ditën e sotme kërkesën e ankimimit të ...
Politike
4 Mars 2025, 15:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Deputeti, Enkelejd Alibeaj dhe Rezart Kthupi janë tërhequr nga rekursi që kishin depozituar në Gjykat...
Politike
4 Mars 2025, 14:23
B.Z
Jamarbër Malltezi
TIRANË - Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ka kërkuar kët&...
Politike
4 Mars 2025, 14:15
B.Z
Fatmir Mediu
TIRANË - Seanca për ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me dosjen “Gërdeci” është...
Politike
4 Mars 2025, 14:02
M.B
Foto nga takimi
MILANO- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar disa foto nga takimi në Milano me zv/Presidentin e grupit parlame...
Politike
4 Mars 2025, 13:13
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka komentuar edhe deklaratën e tij ...