4 Mars 2025, 17:34
Nga r.ll
rama, agaçi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin. Duke ironizuar deklaratat e opozitës lidhur me "zhdukjen" e Agaçit, Rama thotë se u shpall në arrati, teksa ishte në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive.
“Përshëndetje, ju falënderoj me gjithë zemër për mbështetjen”, shprehet Agaçi në video, ndërsa Rama i pret fjalën duke i thënë se ata që nuk e mbështetën e marrin përgjigjen në 11 maj.
POSTIMI I RAMËS:
Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i është nënshtruar disa ditë më parë një ndërhyrje kirurgjikale në Itali. Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një denoncim ka ngritur pretendime se Agaçi është arratisur për t’iu shmangur një arrestimi të mundshëm. Berisha tha se agjentët e BKH kishin sekuestruar laptopin e Agaçit në zyrën e tij në kryeministri dhe kjo e kishte detyruar të arratisej nga frika e arrestimit.
edi rama engjell agaci
Politike
4 Mars 2025, 17:30
r.ll
pamje nga takimi
MILANO- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim në Milano me Koordinatorin për Marr...
Politike
4 Mars 2025, 16:27
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme kërkesën për regjistrimin në zgjedhje të...
Politike
4 Mars 2025, 15:55
N.F
Arrestimi i Veliaj
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka regjistruar ditën e sotme kërkesën e ankimimit të ...
Politike
4 Mars 2025, 15:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Deputeti, Enkelejd Alibeaj dhe Rezart Kthupi janë tërhequr nga rekursi që kishin depozituar në Gjykat...
Politike
4 Mars 2025, 14:23
B.Z
Jamarbër Malltezi
TIRANË - Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ka kërkuar kët&...
Politike
4 Mars 2025, 14:15
B.Z
Fatmir Mediu
TIRANË - Seanca për ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me dosjen “Gërdeci” është...
Politike
4 Mars 2025, 14:02
M.B
Foto nga takimi
MILANO- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar disa foto nga takimi në Milano me zv/Presidentin e grupit parlame...
Politike
4 Mars 2025, 13:13
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka komentuar edhe deklaratën e tij ...
Politike
4 Mars 2025, 13:05
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ka ftuar të gjitha forcat politik...
Politike
4 Mars 2025, 12:52
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat u shpreh se PD kërkon...