Politike

"Sigurimi i pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve është një detyrë e përhershme", Gonzato: Reforma në drejtësi është e pakthyeshme!

Gonzato gjatë fjalës së tij u shpreh se besimi eshtë një bindje që duhet të ushqehet vazhdimisht. Sipas tij reforma në drejtësi është e pakthyeshme, zbatimi i saj kërkon vëmendjen dhe mbështetjen tonë të qëndrueshme.

4 Mars 2025, 21:37 Nga N.F
"Sigurimi i pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve
Takimi

TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në tryezën e organizuar nga Ambasada e Holandës dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit iu bashkua diskutimeve rreth trashëgimisë së sistemit të vetingut të vendosur nga reforma në drejtësi e vitit 2016. Reforma dhe vetingu synon rikthimin e besimit të publikut te gjyqësori dhe institucionet e tij. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian ka mbështetur që në fillim procesin e vetingut dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në përfundimin e tij.

Gonzato gjatë fjalës së tij u shpreh se besimi eshtë një bindje që duhet të ushqehet vazhdimisht. Sipas tij reforma në drejtësi është e pakthyeshme, zbatimi i saj kërkon vëmendjen dhe mbështetjen tonë të qëndrueshme. Ai shtoi se sigurimi i pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve është një detyrë dhe një përpjekje e përhershme


“Besimi eshtë një bindje që duhet të ushqehet vazhdimisht. Ai nuk mund të konsiderohet i dhënë. Kjo do të thotë se, ndërkohë që reforma në drejtësi është e pakthyeshme, zbatimi i saj kërkon vëmendjen dhe mbështetjen tonë të qëndrueshme. Sigurimi i pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve është një detyrë dhe një përpjekje e përhershme,” tha ambasadori Gonzato.

"Sigurimi i pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve

be gonzato

Sondazh

Poll