Politike

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton regjistrimin e 3 koalicioneve

 KQZ ka miratuar regjistrimin e koalicionit “Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e përbërë nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë së bashku me 24 forca të tjera politike.

4 Mars 2025, 16:27 Nga N.F
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton regjistrimin e 3 koalicioneve
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme kërkesën për regjistrimin në zgjedhje të 3 koalicioneve. KQZ ka miratuar regjistrimin e koalicionit “Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e përbërë nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë së bashku me 24 forca të tjera politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjithashtu miratoi regjistrimin e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” të Enkelejd Alibeajt e Dashamir Shehit dhe “Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt e Shabanit. Partia Socialiste do të garojë e vetme pa asnjë koalicion në zgjedhje ashtu si PSD, Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe “Koalicioni Euroatlantik”.

Partitë e koalicionit "Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore": 

PD- Sali Berisha

PL – Ilir Meta

PR- Fatmir Mediu

PDK- Nard Ndoka

PBDNJ- Vangjel Dule

PAA- Agron Duka

PKKA- Kujtim Gjuzi

PESH- Kostaq Papa

PAAK- Gjet Ndoj

PAEE- Sazan Guri

PAK- Gjovalin Shqalsi

PLDN- Nikolin Staka

PLL- Sokol Axhami

PBDSH- Ylber Valteri

POSH- Zef Shtjefni

PLDSH- Mhill Gecaj

PKDSH- Dhimitër Muslia

FRD- Sali Shehu

PBLD- Arjan Starova

PBK- Adriatik Alimadhi

PBKD- Artur Roshi

PBPPSH- Selami Jenisheri

PEISH- Rivelino Cuno

PRVSH- Muharem Doda

PAMIE- Vasil Sterjovski

PDIU- Shpëtim Idrizi

kqz pd pl

Sondazh

Poll