Aktualitet

U ‘spiunuan’ nga qytetarët, prangosen babë e bir në Fier, iu gjenden në banesë 31 kg kanabis

12 Mars 2019, 09:37 Nga DOSJA
U ‘spiunuan’ nga qytetarët, prangosen babë e bir në

FIER- Babë e bir janë arrestuar nga Policia e Shtetit pas një operacioni anti-drogë të koduar “Lënginas”. B.G., 51 vjeç, dhe A.G., 27 vjeç banues në Patos, janë arrestuar pasi në banesën e tyre iu janë gjetur 31 kilogramë kanabis.

Gjithashtu, edhe në kontrollin që iu është bërë në servisin e kasetofonave iu janë gjetur disa dozë lëndë narkotike. Policia njofton se ata janë arrestuar pas bashkëpunimit me qytetarët.

Njoftimi i plotë:
Fier
Tjetër goditje në fushën e narkotikëve falë besimit dhe bashkëpunimit me qytetarët
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Lënginas”.
Sekuestrohen 31 kg lëndë narkotike kanabis
Arrestohen në flagrancë babë e bir.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, falë bashkëpunimit me qytetarët si dhe punës së mirëorganizuar, u finalizua me sukses operacioni antidrogë i koduar “Lënginas”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: B.G, 51 vjeç dhe A.G, 27 vjeç, banues në Patos ( babë e bir)
Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen babe e bir operacioni lenginas trafik droge arrestohen babe e bir operacioni lenginas trafik droge

Sondazh

Poll