Politike

"Ka fluks të madh votuesish"/ Primaret në PD, Alizoti: Çdo kandidat mund të tregojë sesa vlen brenda Partisë Demokratike!

Alizoti deklaroi se gara brenda partisë sjell energji dhe mundëson që çdo kandidat të tregojë vlerën e tij. Deputeti theksoi gjithashtu se pjesëmarrja në primaret e PD ka qenë e madhe, veçanërisht në Elbasan.

1 Mars 2025, 17:27 Nga B.Z
"Ka fluks të madh votuesish"/ Primaret në PD, Alizoti:
Alizoti

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka komentuar procesin e primareve që po mbahet këtë të shtunë. I ftuar në emisionin  “Kjo javë” në News 24, Alizoti u shpreh se procesi i primareve po ecën me një fluks të madh votuesish dhe mund të zgjasë edhe pas orës 18:00.

Alizoti deklaroi se gara brenda partisë sjell energji dhe mundëson që çdo kandidat të tregojë vlerën e tij. Deputeti theksoi gjithashtu se pjesëmarrja në primaret e PD ka qenë e madhe, veçanërisht në Elbasan.

Tomor Alizoti: Ka një fluks të madh votuesish në primare. Procesi mund të zgjasë edhe më tepër se ora 18:00. Gara në parti sjell energji për PD-në. Çdo kandidat mund të tregojë sesa vlen brenda Partisë Demokratike. Demokratët zgjedhin vetë njeriun që duan të kenë në parlament.

Në anën tjetër, tek PS, lideri vetëm dashurohet. Njeriu që votohet në Primare, merr valencë tjetër. Unë nuk e prisja që primaret do kishin kaq shumë sukses. Në Elbasan, pjesëmarrja ka qenë e madhe. Zgjedhjet e brendshme në parti po mbahen si në perëndim.

tomor alizoti primare

Sondazh

Poll