Politike

Takimi me emigrantët/ Berisha: Do të shumëfishohen zyrat konsullore në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët

Berisha u shpreh ndër të tjera se PD do të zbatojë praktikën më lehtësuese për këto shërbime, pasi sipas tij ky është një shqetësim i ngritur në mënyrë të përsëritur nga emigrantët.

1 Mars 2025, 16:12 Nga B.Z
Takimi me emigrantët/ Berisha: Do të shumëfishohen zyrat
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin virtual me emigrantët deklaroi se do të shumëfishohen zyrat konsullore në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët.

Berisha u shpreh ndër të tjera se PD do të zbatojë praktikën më lehtësuese për këto shërbime, pasi sipas tij ky është një shqetësim i ngritur në mënyrë të përsëritur nga emigrantët.

Pjesë nga fjala e Berishës

Ju garantoj se do të bëhet pa asnjë diskutim dhe ju falënderoj për sugjerimin që bëni në lidhje me heqjen e taksimit të dyfishtë në aktet e para, sikundër ju garantoj ju se, do të shumëfishohen zyrat konsullore në të gjitha vendet ku jetoni.
Unë e kuptoj se çfarë mundimesh keni ju për të udhëtuar nga një qytet në një qytet tjetër për shërbimet konsullore.
Ne do të zbatojmë praktikën më lehtësuese për këto shërbime dhe ky është një shqetësim i ngritur në mënyrë të përsëritur nga ju.

Sondazh

Poll