Politike

Takimi virtual me diasporën shqiptare/ Berisha-emigrantëve: Vota juaj e rendësishme për rotacionin dhe ndryshimin e pushtetit!

Berisha deklaroi se vota e emigrantëve është e rëndësishme për rotacionin dhe ndryshimin e pushtetit aktual në Shqipëri. Berisha u ndal edhe te takimi që zhvilloi me emigrantët në Athinë ku u shpreh se ishte një shpërthim ndaj narkodiktaturës dhe se kishte përjetuar një entuziazëm që sipas tij e kishte parë vetëm në 1991.

1 Mars 2025, 16:09 Nga B.Z
Takimi virtual me diasporën shqiptare/ Berisha-emigrantëve: Vota juaj
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e kësaj të shtune një takim virtual me emigrantët shqiptarë në vende të ndryshme të botës. Takimi zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, ku kreu i PD-së, u shpreh se është një ditë e rëndësishme për popullin shqiptarë.

Berisha deklaroi se vota e emigrantëve është e rëndësishme për rotacionin dhe ndryshimin e pushtetit aktual në Shqipëri. Berisha u ndal edhe te takimi që zhvilloi me emigrantët në Athinë ku u shpreh se ishte një shpërthim ndaj narkodiktaturës dhe se kishte përjetuar një entuziazëm që sipas tij e kishte parë vetëm në 1991.

Pjesë nga fjala e Berishës

Ju falënderoj shumë për fjalët, për punën që keni bërë, dhe e vërteta është që vota juaj do të jetë më e rëndësishmja votë për rotacionin dhe ndryshimin e pushtetit, sepse pavarësisht se çfarë bëjnë patronazhistët, grupet mafioze, përsëri ndikimi i tyre tek shqiptarët jashtë vendit nuk mund të jetë kurrë ai që do, apo dëshiron Edi Rama.
Nga ana tjetër dua të ju rrëfej një moment, kur po kthehesha pas mitingut në Athinë, i shkëlqyer me një entuziazëm që e kam parë vetëm në 1991, dhe nuk kam parë ndonjëherë entuziazëm të atillë live.
Në aeroport më ndaloi një djalë i ri dhe më kërkoi të bënim një foto, me kënaqësi i thashë. Bëmë foton dhe i urova ditë të mbarë. Një nga bashkëpunëtorët e mi që vinte nga pas, e ndaloi dhe i tha; je regjistruar ti, po tha jam regjistruar se më ka regjistruar kushëriri. Ai tha punon në shtet, por ju mos kujtoni se do të votoj për qeverinë, unë bashkë me prindërit e mi do të votoj për PD.
U thashë këtë shembull, këtë rast që të përpiqeni që pas regjistrimeve të kontaktoni sa më shumë të regjistruar në qytetin ku jeni, apo që njihni të cilët të bashkohen me ju, me votën e tyre për PD.

sali berisha diaspora

Sondazh

Poll