Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët patriotë duhet të mobilizohen për të rivendosur demokracinë në Shqipëri

Berisha deklaron ndër të tjera se në programin e PD, nëse kjo e fundit vjen në pushtet do gjejnë zgjidhjen më të mirë problemet e shqiptarëve brenda dhe jashtë saj.

1 Mars 2025, 16:26 Nga B.Z
Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Shqiptarët patriotë duhet të
Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në takimin virtual me diasporën se shqiptarët duhet të mobilizohen për të rivendosur demokracinë në Shqipëri. Berisha u shpreh se sot Shqipëria ka krijuar një sistem nga i cili shqiptarët shohin si rrugëdalje të vetme vetëm largimin nga vendi.

Berisha deklaron ndër të tjera se në programin e PD, nëse kjo e fundit vjen në pushtet do gjejnë zgjidhjen më të mirë problemet e shqiptarëve brenda dhe jashtë saj.

Pjesë nga fjala e Beirishës:

Përgëzimet më të mëdha degës së PD të Romës, për takimin e shkëlqyer, frymëzues që organizoi dhe gjithë punën që bënë.
Degës së PD në Toronto për punën e jashtëzakonshme, të çmuar që ka bërë duke zgjeruar radhët e saj dhe duke u shndërruar në një organizatë gjithnjë e më të besueshme për qytetarët shqiptarë në Kanada.
Demokratëve dhe qytetarëve në Firence për punën e madhe, takimet e shkëlqyera që kanë organizuar.
Dhe demokratëve të Nju Jorkut, metropolit të botës, të cilët punojnë me përkushtim të madh për regjistrimin dhe angazhimin e qytetarëve shqiptarë në metropolin e botës që të votojnë në Shqipëri.
Ju e theksuat vetë, Shqipëria me këtë regjim është në rrezikun më të madh.
Edi Rama mishëron në vetvete njeriun që ka vendosur terrorin politik, burgosjet politike, dhunën si rrugë për të marrë mandatin.
Ka vendosur përdorimin e bandave, trafikantëve, organizatave kriminale dhe ka krijuar një shtet në të cilin pushteti dhe bandat janë aksionerë të përbashkët kryesorë.
Ka krijuar një sistem nga i cili shqiptarët shohin si rrugëdalje të vetme vetëm largimin nga Shqipëria.
Në fakt, më antishqiptar se Edi Rama nuk mund të ketë ekzistuar dhe të ekzistojë ndonjë tjetër.
Ndaj dhe ju, shqiptarët patriotë, që jetoni në vende të lira, mobilizohuni dhe bëni gjithçka, siç po bëni, për të rivendosur demokracinë në Shqipëri.
Dhe u garantoj se në programin e PD do gjejnë zgjidhjen më të mirë problemet e shqiptarëve brenda dhe jashtë saj.

Sondazh

Poll