Politike

Takimi virtual me diasporën/ Berisha: Miçigani do ketë konsullatë shqiptare edhe për kontributin që dha për fitoren e Donald Trump

Gjatë fjalës së tij në takimin virtual të mbajtur me diasporën Berisha deklaroi se  Miçigani do ketë konsullatë shqiptare edhe për kontributin që dha për fitoren e Donald Trump.

1 Mars 2025, 16:38 Nga B.Z
Takimi virtual me diasporën/ Berisha: Miçigani do ketë
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi këtë të shtunë se  Miçigani do ketë konsullatë shqiptare. Gjatë fjalës së tij në takimin virtual të mbajtur me diasporën Berisha deklaroi se  Miçigani do ketë konsullatë shqiptare edhe për kontributin që dha për fitoren e Donald Trump.

Sipas Berishës, tani ky kontribut i Miçiganit dhe i qyteteve të tjera, do të jetë për PD-në dhe Shqipërinë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ju falënderoj për ndërhyrjet tuaja, për mbështetjen tuaj shumë të çmuar dhe mbetem jashtëzakonisht entuziast dhe i bindur se ky kontribut dhe kjo energji e juaja po shndërrohet në fitore për PD-në dhe shqiptarët.
Ju siguroj se do bëjmë gjithçka në mënyrë që të lehtësojmë, të ftojmë të ndërtoni suksesin tuaj në Shqipëri.
Në Parma, në Firence dhe kudo, ka biznesmenë shqiptarë ndër më të suksesshmit dhe do bëjmë çdo gjë që ai sukses të vijë në Shqipëri.
Ju garantoj se konsullatat, siç thashë edhe më parë, do të shumëfishohet numri i tyre dhe konkretisht Miçigani do ketë konsullatën shqiptare, edhe ndër të tjera, kontributin që ju dhatë në fitoren e presidentit Donald Trump.
Tani ai kontribut i juaji dhe i qyteteve të tjera, do të jetë për PD-në dhe Shqipërinë.
Faleminderit shumë.

Sondazh

Poll