Politike

"Ata e kuptojnë vlerën e kësaj përpjekje të sinqertë"/ Rama: Bonusi i dytë, buqetë me lule për pensionistët!

Kreu i qeverisë thotë ndër të tjera se bonusi i dytë, brenda më pak se 6 muajsh është një buqetë më lule dashurie dhe respekti, ndaj pensionistëve.

1 Mars 2025, 15:50 Nga B.Z
"Ata e kuptojnë vlerën e kësaj përpjekje të
Edi Rama

TIRANË - Kreyministri Edi Rama, i është përgjigjur këtë të shtunë pyëtjeve të komentuesve për bonusin e pensioneve. Në subrikën online Sy m'sy, Rama ka deklaruar se pensionistët sipas tij e vlerësojnë përpjekjen e PS për bonusin e dhënë ndaj tyre. 

Kreu i qeverisë thotë ndër të tjera se bonusi i dytë, brenda më pak se 6 muajsh është një buqetë më lule dashurie dhe respekti, ndaj pensionistëve.

Rama: Pensionistët e kuptojnë më mirë se të tërë vlerën e kësaj përpjekjeje të sinqertë dhe e dinë më mirë se kushdo që flet e nuk di se çfarë thotë në emër të tyre që bonusi i dytë brenda më pak se gjashtë muajsh, falë të ardhurave që u rritën mbi parashikimet si pasojë e zgjerimit të ekonomisë është një buqetë me lule dashurie, respekti, përulësie ndaj tyre dhe ta gëzojnë. Të tjerat ua thonë vetë pensionistët në 11 maj, siç ua kanë thënë edhe kur merrnin vetëm 1 bonus 3 mijë lekë në fundvit sepse ata dhe unë, në të paktën një gjë, jemi shumë njësoj, dimë kuptimin e fjalës punë dhe çmojmë vlerën e fjalës Shqipëri

edi rama pensioniste

Sondazh

Poll