Politike

"PD u përball me hakmarrjen e ekstremit të majtë"/ Berisha: Donin me çdo kusht një Shqipëri pa opozitë!

Berisha shprehet se PD tashmë është më pranë fitores. Ai shton se më 11 maj çdo shqiptar jashtë vendit duhet të votojë, pasi vota e tyre është e rëndësishme për rotacionin politik të vendit. 

1 Mars 2025, 16:15 Nga B.Z
"PD u përball me hakmarrjen e ekstremit të majtë"/
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi këtë të shtunë se Partia Demokratike është përballur me një hakmarrje të verbër të ekstremit të djathtë. Gjatë fjalës së tij në takimin virtual me diasporën shqiptare Berisha deklaroi se qeveria sipas tij donte me çdo kusht një Shqipëri pa opozitë.

Berisha shprehet se PD tashmë është më pranë fitores. Ai shton se më 11 maj çdo shqiptar jashtë vendit duhet të votojë, pasi vota e tyre është e rëndësishme për rotacionin politik të vendit. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirënjohje të thellë për të gjithë demokratët dhe qytetarët shqiptarë në Bergamo për takimet e shkëlqyera që keni organizuar dhe vazhdoni të organizoni.
Në fakt, në rast se marrim parasysh kaluarin që iu imponua PD-së, përpjekjet për ta zhdukur këtë forcë politike në një hakmarrje të verbër, dhe unë iu them ju se ajo që ndodhi me PD-në ishte verbëria e ekstremit të majtë shqiptar dhe ndërkombëtar, të cilët donin me çdo kusht një Shqipëri pa opozitë të vërtetë.
Por ata dështuan sepse edhe në kohërat më të vështira, më kritike, demokratët qëndruan me besimin tek e vërteta.
Pavarësisht se kishin përballë makinerinë politike më gjigante siç ishte administrata e Joe Biden, e kontrolluar nga George Soros jashtë imagjinatës dhe qeverinë e drogës dhe krimit të Edi Ramës.
Tani ne jemi në prag të fitores.
Kurrë ndonjëherë më afër nuk ka qenë fitorja dhe nuk ka qenë si sot në duart tuaja.
Ndaj të bëjmë çdo gjë që më 11 maj çdo shqiptar jashtë vendit të votojë.

sali berisha

Sondazh

Poll