Politike

"Programi ynë parashikon Bitcoin"/ Berisha: Do jetë një monedhë e përdorur lirisht sipas rregullave më transparente

Lideri demokrat thotë ndër të tjera se Bitcoin do jetë një monedhë e përdorur lirisht, në transparencë me rregullat e përcaktuara nga autoritetet e mbikëqyrjes financiare të kriptomonedhave, autoritet që sipas Berishës do ngrihet për këtë qëllim.

1 Mars 2025, 15:55 Nga B.Z
"Programi ynë parashikon Bitcoin"/ Berisha: Do jetë një
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar këtë të shtunë gjatë takimit virtual me diapsorën shqiptare se programi qeverisës i PD, parashikon edhe Bitcoinin. 

Lideri demokrat thotë ndër të tjera se Bitcoin do jetë një monedhë e përdorur lirisht, në transparencë me rregullat e përcaktuara nga autoritetet e mbikëqyrjes financiare të kriptomonedhave, autoritet që sipas Berishës do ngrihet për këtë qëllim.

Pjesë nga fjala e Berishës

Programi ynë parashikon Bitcoinin, Blockchain dhe natyrisht formalizim dhe legalizim sipas rregullave më transparente.
Sot kjo monedhë në Shqipëri është në duart e klaneve qeveritare dhe klaneve mafioze.
Klane mafioze që nga strofullat e tyre i kërkojnë Ramës t’ua japë atyre monopolin e Bitcoin.
Kjo nuk do ndodhë kurrë.
Bitcoin do jetë një monedhë e përdorur lirisht, natyrisht në transparencë dhe rregullat e përcaktuara nga autoritetet e mbikëqyrjes financiare të kriptomonedhave, autoritet që do ngrihet për këtë qëllim.

sali berisha diaspora

Sondazh

Poll