Aktualitet

U dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit/ Grabiten dy hyrjet e një pallati në Durrës, hajdutët shqyejnë dyert 

11 Janar 2020, 13:30 Nga DOSJA
U dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit/ Grabiten dy hyrjet e një

DURRËS- Grabiten dy hyrjet e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit në Durrës. Mësohet se hajdutët kanë shqyer dyert e apartamenteve gjatë natës, dhe kanë hyrë brenda, duke marrë gjithçka.

Pallati i Jedas, i cili ishte ndër më të dëmtuarit nga tërmeti ka rënë pre e vjedhjes. Ky pallat ruhej me patrullë policie prej ditësh, por siç duket hajdutët kanë shfrytëzuar natën për të kryer grabitjen.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia shkencore, e cila po ekzaminon gjurmët në të dyja dyert e hyrjeve të grabitura. Pallati i grabitur ka 285 hyrje dhe është dëmtuar rëndë në pesë katet e para të tij, bashkë me disa prej kolonave mbajtëse.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohen nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimit nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë, Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qiraja do të paguhet nga shteti.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres grabitet pallati ne durres tragjedia e 26 nentorit 2019 durres grabitet pallati ne durres tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll