Aktualitet

U gjet e masakruar në një pyll në Francë/ Mbërrin në atdhe trupi i Brunilda Kovaçit, apeli i nënës: Më lironi djemtë

11 Janar 2020, 12:46 Nga DOSJA
U gjet e masakruar në një pyll në Francë/ Mbërrin

Berat- Trupi i 37-vjeçarjes Brunilda Kovaçi, e cila u gjet e masakruar në një park në Kanë të Francës ka mbërritur në atdhe, në qytetin e saj, në Berat. Mes lotësh nëna e saj i ka bërë apel shtetit që të lejojë dy djemtë e saj të burgosur që marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të së motrës.

“Kur kam biseduar nuk më ka thënë gjë. Do vij në Shqipëri për të festuar Vitin e Ri, me ty me vëllezërit dhe motrat. Ka një djalë këtu tek unë dhe ka një djalë atje. Më morën në tel dhe më thanë që vajzën ta kanë vrarë, ta kanë hedhur në një var. Unë dua që shteti të më lirojë dy djemtë që kam në burg, që të varrosin motrën e tyre. Si ka mundësi? Ata një motër kishin. Është gjynah nga zoti. Menjëherë të më vijnë çunat për varrimin e fëmijës”, u shpreh nëna e 37-vjeçares, Fatime Kovaçi.

37-vjeçarja shqiptare e identifikuar si Brunilda Kovaci (Sadushi), u gjet e pajetë më 25 dhjetor të këtij viti në një pyll në Francë. Pjesërisht e zhveshur dhe e djegur, nënë tre fëmijëve, bashkë me djalin 3-vjeçar që kishte marrë me vete, me origjinë nga qyteti i Beratit, vuri në alarm autoritetet lokale, kur trupi i saj i pajetë u gjet në një park në Mougins.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet brunilda kovaci nena e brunilda kovacit brunilda kovaci nena e brunilda kovacit

Sondazh

Poll