Aktualitet

Rrahën dhe goditën me mjete të forta Bilal Hasën, 4 persona në kërkim, një në hetim

11 Janar 2020, 12:28 Nga DOSJA
Rrahën dhe goditën me mjete të forta Bilal Hasën, 4 persona

PEQIN– Janë shpallur në kërkim 4 persona, pasi dhunuan me mjete të forta zyrtarin e pushtetit lokal ne Peqin, Bilal Hasën .Sipas njoftimit të policisë në kërkim janë shpallur shtetasit me iniciale:  E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, (vëllezër) dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin dhe vijon puna për kapjen e tyre.Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi N. M., 61 vjeç, banues në Peqin. Shtetasit që kishin goditur administratorin e Njësisë Administrative, sapo kanë parë Policinë janë larguar menjëherë.

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë se disa persona kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngarjes.

Shtetasit që kishin goditur administratorin e Njësisë Administrative, sapo kanë parë Policinë janë larguar menjëherë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë shpalljen në kërkim të shtetaseve E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, (vëllezër) dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi N. M., 61 vjeç, banues në Peqin.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në qytetin e Peqinit, për shkak të detyrës, kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, shtetasin B. H., 29 vjeç, jashtë rrezikut për jetën”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Ditën e djeshme kreu i Njësisë Administrative Gjoçaj, Bilal Hasa është dhunuar nga disa persona jashtë selisë së PS. Ai mori dëmtime në trup nga goditjet dhe u dërgua me urgjencë në spital. Sherri ndodhi  në qendrën e votimit për zgjedhjet brenda PS.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bilal hasa dhunohet bilal hasa sherr per zgjedhjet e ps ne peqin bilal hasa dhunohet bilal hasa sherr per zgjedhjet e ps ne peqin

Sondazh

Poll