Aktualitet

Fushë-Krujë/ Rrahu xhaxhain, arrestohet nipi, ndiqet penalisht edhe i ati, ndërhyri në konflikt

11 Janar 2020, 12:16 Nga DOSJA
Fushë-Krujë/ Rrahu xhaxhain, arrestohet nipi, ndiqet penalisht edhe i

FUSHE-KRUJE-  Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi ka rrahur me sende të forta xhaxhain e tij. A.G, 30 vjeç, u arrestua pasi goditi F.G, 45 vjeç me sende të forta. Sherri ka patur si motiv pronësinë, dhe në ndjekje penale është dërguar edhe babai i të riut, pasi ka ndërhyrë edhe ai në konflikt.

Njoftimi i plotë:

Durrës Godet xhaxhain me sende të forta, vihet në pranga 30 vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë edhe babai i 30 vjeçari për përfshirje në konflikt të djalit me vëllain e tij , konflikt për motive pronësie. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, pas njoftimit të marrë për një konflikt pronësie mes nipit dhe xhaxhait, menjëherë kanë ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G.,30 vjeç, banues në fshatin Hasan,Fushë Krujë, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh.G.,55 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë(babai i 30 vjeçarit)

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në afërsi të banesës së tij, gjatë një konflikti për motive pronësie kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.G.,45 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë (vëllai i 55 vjeçarit) Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Dhuna në familje”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nipi rreh xhaxhain sherr ne fushekruje nipi rreh xhaxhain sherr ne fushekruje

Sondazh

Poll