Aktualitet

I shpallur në kërkim nga policia, efektivi Gani Dama: E mora vesh nga Tv, kur të vij do të përballem me drejtësinë

11 Janar 2020, 11:53 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim nga policia, efektivi Gani Dama: E mora vesh nga

TIRANË- Flet nga Italia, efektivi i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, Gani Dama. Në një reagim për mediat, Gani Dama thotë se ndodhet në Itali, për shkak të një problemi familjar, por që sipas tij, ka marrë madje edhe leje nga drejtoria vendore e Policisë Durrës. Efektivi thotë se do të rikthehet në Shqipëri dhe do të sqarojë të gjitha akuzat në drejtim të tij.

“Jam në Itali me leje të firmosur nga Policia. Përmes Tv mora vesh se jam shpallur në kërkim. Nuk po ia mbath nga askush, aq më pak nga drejtësia. Jam larguar nga data 9 janar në Itali për arsye familjare. Kur të kthehem, do të përballem me drejtësinë.”-është shprehur Dama. 

Gani Dama, është polici i Patrullës në Durrës, që u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Abuzuesit”, i finalizuar dy netë më parë në Durrës. Pas një hetimi tri mujor nga ana e SHCBA dhe Prokurorisë së Durrësit, bilanci ishte 10 policë të prangosur, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa Dama u shpall në kërkim. 

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj, duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.

Hetimet kanë nisur me një procedim penal të datës 30 qershor 2019, kur prokuroria ka nisur verifikimet për shpërdorim detyre për Agim Osmanin dhe Gani Damën, ndihmësspecialistin në Policinë e Durrësit dhe një polic patrulle.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzuesit gani dama shçba operacion ne durres abuzuesit gani dama shçba operacion ne durres

Sondazh

Poll