Aktualitet

“Xhiro në ish-Bllok për vrasësin e 4 policëve”/ Flamur Vezaj reagon për ‘daljen’ nga burgu të Dritan Dajtit: Qever

11 Janar 2020, 12:11 Nga DOSJA
“Xhiro në ish-Bllok për vrasësin e 4 policëve”/

Tiranë- Flamur Vezaj e ka quajtur daljen nga burgu të Dritan Dajtit, për të shkuar tek dentisti, si një “xhiro” për dalë në ish-Bllok. Në një reagim në Facebook, Vezaj shprehet se Dritan Dajti iu bën zborr institucioneve shtetërore. Ai shton më tej ky rast tregon se qeveria bën vetëm propagandë kundër kriminelëve, pasi është në gadishmëri të tyre.

“Ligji thote qe cdo i denuar meriton trajtimin mjekesore dhe dentar, por fillimishte ne burgun ku vuan denimin, me pas ne qarkun ku ndodhet institucioni i vuajtjes se denimit! Kaq! Por per Dritan Dajtin, burgu nuk ka dentist, as qyteti i Peqinit, Elbasanit, Fierit apo Durresit, por vetem ne Tirane edhe ate ku deshiron vrasesi i policeve! Kjo “xhiro” ne zonen e ish-bllokut, erdhi si dite feste per Dajtin, pasi vetem pak dite me pare prokuroret e SPAK-ut kerkuan qe Gjykata ti pushoje hetimet ndaj gjyqtareve qe i falen burgimin e perjetshem vrasesit te policeve!!”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Dajti dhe deshtimi i sistemit perballe te forteve!
##
Dritan Dajti vazhdon ti bej zborr institucioneve shteterore! Pas prokurorise e gjyqesorit, ne dispozicion te Dajtit tashme vihet edhe policia e burgjeve, jo vetem ajo e Peqinit por edhe e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve! Me kerkese te Dajtit, e propozim te drejtorit te burgut te Peqinit Emin Shpata, e me miratim te Drejtorit te Policise se Burgjeve Bardhyl Kaçorri dhe urdher te Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve Agim Ismaili vrasesi i kater policeve del “xhiro” ne zonen e ish-bllokut! Praktika e levizjeve te tilla behet gjithmon me miratim nga lart! Pra policia e burgjeve ka angazhuar mbi 20 punonjes te saj, me te vetmin arsyetim qe Dajti te marr mjekimin e specializuar te dentistit te tij personale qe çuditerisht e kishte zyren ne zonen e ish-bllokut! Ligji thote qe cdo i denuar meriton trajtimin mjekesore dhe dentar, por fillimishte ne burgun ku vuan denimin, me pas ne qarkun ku ndodhet institucioni i vuajtjes se denimit! Kaq! Por per Dritan Dajtin, burgu nuk ka dentist, as qyteti i Peqinit, Elbasanit, Fierit apo Durresit, por vetem ne Tirane edhe ate ku deshiron vrasesi i policeve! Kjo “xhiro” ne zonen e ish-bllokut, erdhi si dite feste per Dajtin, pasi vetem pak dite me pare prokuroret e SPAK-ut kerkuan qe Gjykata ti pushoje hetimet ndaj gjyqtareve qe i falen burgimin e perjetshem vrasesit te policeve!! Per heqjen e burgimit te perjetshem, Ministria e Drejtesise kerkoje me ngulm (ne konference per media) te nis hetimet prokuroria e nga ana tjeter, varesit e saj e nxjerrin “xhiro” ne mes te ish-bllokut njeriun me te rrezikshem qe ndodhet ne burgje dhe me problematikun per sistemin e drejtesise! Kjo tregon edhe njehere se qeveria ben vetem propagande kunder krimineleve e nga ana tjeter vihet ne gadishmeri te tyre sa here keta shfaqin deshira per festa edhe ne zonen e ish-bllokut!
#radhen_e_ka_Shullazi#

Një ditë më parë, i dënuari me 25 vite burg për masakrën e Durrësit, Dritan Dajti, u shfaq për herë të parë në publik pas shumë vitesh. Dajti u shfaq në zonën e ish-Bllokut, i shoqëruar nga shuma forca policie, teksa shkonte për tek dentisti.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti flamur vezaj dritan dajti flamur vezaj

Sondazh

Poll