Aktualitet

“Me shall, doreza e kapuç”/ Fëmijët e Kukësit shkojnë në shkollë përmes rrugës me dëborë, sakrifica mes të ftoht

11 Janar 2020, 12:08 Nga DOSJA
“Me shall, doreza e kapuç”/ Fëmijët e Kukësit

KUKËS- Kukësi që prej javës së kaluar është mbuluar nga dëbora.Në disa zona të thella malore, reshjet e dëborë kanë krijuar vështirësi në bllokimin e rrugëve. Konkretisht në fshatin Borje, fëmijët janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë përmes kësaj rruge të bllokuar nga dëbora.

Siç shihet edhe në foton e publikuar nga faqja “Reagoj për Kukësin”, këta fëmijë marrin rrugën çdo ditë, të veshur me xhup, kapuç e doreza për të mos humbur asnjë orë mësimi, duke rrezikuar kështu edhe përballjen me ndonjë kafshë të egër, si ujku. Banorët e Kukësit i bëjnë thirrje bashkisë dhe ministres Besa Shahini për zgjidhjen sa më parë të këtij shqetësimi.

“Keto jane femijet e fshatit Borje, te cilet shkojne cdo dite ne shkolle nga kjo rruge. Ata bejne rruge te gjate, mes bores dhe te ftohtit per te shkuar ne shkolle, per te marre dije. I bejme apel Bashkia Kukës dhe Besa Shahini qe te zgjidhin kete problem”, shkruan faqja “Reagoj për Kukësin”.

(a.m./dosja.a)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet femijet ne fshatin borje kukes rruga me debore ne kukes femijet ne fshatin borje kukes rruga me debore ne kukes

Sondazh

Poll