Aktualitet

‘Po vuaj, marr qetësues dhe serume’/ ‘Zogu i Tiranës’ rrëfen takimet me mikeshat VIP në burg: Çfarë nuk u tha për

11 Janar 2020, 09:28 Nga DOSJA
‘Po vuaj, marr qetësues dhe serume’/ ‘Zogu i

TIRANE- I njohur si “Zogu i Tiranës” në showbizz, Hermes Nikaj rrëfen ekskluzivisht për “Panorama plus”, 5 javët në “kafaz” mes të fortëve problematikë. 26-vjeçari flet për ditët në qeli mes të burgosurve problematikë dhe shpresën se një ditë mund të shpallet i pafajshëm. Në një intervistë telefonike me gazetën, Nikaj tregon për herë të parë se ç’po ndodh me të në burg, teksa zbulon se kjo situatë “më ka bërë ta vuaj dhe të jem nën kujdesin mjekësor me qetësues dhe serume”. Ndërkohë që mediat kanë zbardhur të plotë dosjen për hetimin ndaj Hermes Nikajt, nga ku janë publikuar përgjimet e shumë bisedave me mikeshat e tij, Hermes rrëfen si iu shkatërrua jeta brenda një nate, duke pretenduar se është i pafajshëm.

Kush vjen të të takojë në Burgun 313?

Vijnë familjarët, po mua më vjen turp! Unë s’jam mësuar kështu, këto pranga përbuzin dinjitetin tim.

Mikeshat VIP kanë ardhur të të takojnë? 

Te Drejtoria e Policisë vinin më sillnin ushqime, ndërsa këtu jo sepse nuk lejohet. Mua më vjen keq, se unë isha njeri i medias dhe në lajme çfarë nuk u tha për mua, po askush nuk erdhi të më pyesë këtu personalisht. Ky rrëfim i imi është eksluziv.

Je informuar për fatin tënd, çfarë dënimi rrezikon? 

Nuk e di sepse jam ende nën hetim. Unë kërkoj një masë më të butë, siç është arrest shtëpie apo paraqitje me detyrim. S’kam pasur asnjë precedent penal të mëparshëm, jam me arsim të lartë dhe kjo situatë më ka bërë ta vuaj dhe të jem nën kujdesin mjekësor me qetësues dhe serume.

Je ambientuar me burgun Hermes? Si janë zgjimet e tua në izolim, duke qenë se prej vitesh shijoje famën si reporter i emisioneve të ndjekura të mëngjesit?

Në momentin që po flasim, u shkëputa nga shokët që kam njohur këtu në Burgun 313, ku çunat janë duke u qethur dhe duke u larë. Ata janë të mirë dhe përkujdesen për mua, me pyesin shpesh me humor e shaka: “Si je rrushi?”

Intervistën ekskluzive të plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama në versionin print Marrë nga Panorama

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet zogu i tiranës flet hermes nikaj zogu i tiranës arrestohet zogu i tiranës flet hermes nikaj zogu i tiranës

Sondazh

Poll