Aktualitet

Furnizonte me drogë zonën e Freskut dhe Kinostudios, bie në pranga 40-vjeçari në Tiranë

11 Janar 2020, 11:20 Nga DOSJA
Furnizonte me drogë zonën e Freskut dhe Kinostudios, bie në

TIRANË- Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kombinimi”, në pranga ra shtetasi me inicialet E. R., banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi E. R. tregtonte lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi në zonën e Freskut dhe Kinostudios, në Tiranë.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni policor i koduar “Kombinimi”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen lëndë narkotike, armë zjarri dhe peshore elektronike.

Vihet në pranga një 40-vjeçar që posedonte armë zjarri dhe që tregtonte lëndë narkotike.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që posedojnë armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, finalizuan operacionin e koduar “Kombinimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. R., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi E. R. tregtonte lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi në zonën e Freskut dhe Kinostudios, në Tiranë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, u bë e mundur që gjatë zhvillimit të operacionit, në zonën e Freskut, të kapej në flagrancë 40-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Kontrolli ka vijuar në banesën e 40-vjeçarit, ku Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, doza të tjera me kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, si dhe peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person shitje droge tirane arrestohet nje person shitje droge tirane

Sondazh

Poll