Aktualitet

E lidhën me litar, e mbytën dhe e hodhën në rezervuar/ Çfarë tha në gjykatë nipi i burrit të Drita Saliajt, pranoi grab

11 Janar 2020, 10:01 Nga DOSJA
E lidhën me litar, e mbytën dhe e hodhën në rezervuar/

Fier- Ditën e sotme Gjykata e Fierit la në burg Luis Saliajn 16-vjeç, Ervis Zotajn 26-vjeç dhe Sindi Shehajn 16-vjeç, të dyshuar si autorët e krimit makabër në Mallakastër, që lidhën me litar dhe hodhën në rezervuar 50-vjeçarjen Drita Saliaj. Gjykata ndaj tyre dha masën “arrest me burg”. Po kështu u  vendos që për dy të miturit, çështja do t’i kalojë për gjykim gjykatës së Vlorës.

Çfarë kanë deklaruar ata në gjykatë? 

Sipas “Panorama” 16-vjeçari Luis Saliaj, ka thënë që nuk ka qenë i pranishëm në vrasje, por ka pranuar qe ka shkuar me dy autoret e tjerë për të grabitur banesen e viktimës. Po kështu edhe Ervis Zotaj ka mohur të ketë qenë autor i krimit makabër.

Krimi i rëndë tronditi disa ditë më parë Mallakastrën. 3 të rinj grabitën, dhunuan dhe më pas kanë mbytur një 51-vjeçare, e identifikuar si Drita Saliaj. Krimi është pranuar nga 3 tre rinjtë, tashmë të arrestuar dhe në deshminë e tyre jashtë shprehur se u kishte dalë situata jashtë kontrollit. Drita jetonte e vetme, pasi burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Një prej të rinjve, 16 vjeçari Luis Saliaj, ishte nipi i burrit të saj. Shkak për vrasjen, dyshohet se është bërë grabitja e një shumë parash që të rinjtë mendonin se gruaja kishte në shtëpi. Krimi bëhet edhe më i rëndë kur zbulohet se gruaja, i kishte ushqyer pak para se ta lidhnin, e më pas t’a mbytnin në rezervuar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drita saliaj grabitet dhe vritet drita saliaj luis saliaj drita saliaj grabitet dhe vritet drita saliaj luis saliaj

Sondazh

Poll