Aktualitet

Gjoba çdo katër ditë bizneseve, bombë lokalit të shqiptarit, arrestohen 16 anëtarë të klanit mafioz Moretti-Pellegrino

5 Shkurt 2019, 10:48 Nga DOSJA
Gjoba çdo katër ditë bizneseve, bombë lokalit të

ITALI- Plot 16 persona janë arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni të koduar me emrin “Chorus”. Të arrestuarit ishin përgjegjës për një sërë krimesh në qytetin e Foggias duke nisur nga  grabitjet me armë deri tek vrasjet në tentativë.

Hetimet e policisë italiane, kanë zbuluar se bëhet fjalë për anëtarë të klanit mafioz Moretti-Pellegrino, të cilët kërkonin që të vendosnin kontroll në disa zona të Foggias dhe ushtronin terror përmes vendosjes së një gjobëvënieje në çdo katër ditë.

Krimi i fundit i tyre ishte ai i 3 shkurtit në një bar, i cili është në pronësi të një shqiptari. Bari kishte emrin “Daniela” dhe dyshohet se frekuentohej nga persona me precedentë penalë.

Më herët, më 30 janar, një zjarr i qëllimshëm ka shkatërruar një biznes shitjesh elektroshtëpiake, një bombë artizanale ka shpërthyer më 23 dhe 25 janar në një dyqan artikujsh kinez dhe një biznes me produkte kozmetike. Për shpërthimin të dyshuarit kryesorë janë personat e arrestuar.

(k.m./dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet foggia itali klani moretti-pellegrino operacioni chorus foggia itali klani moretti-pellegrino operacioni chorus

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shkurt 2019, 10:36

Ditë shprese dhe çudish

Sot që herët në mëngjes pedagogët e Shkencave Sociale u mblodhën në oborrin e fakultetit për t’i dhënë karakter aktiv grevës së tyre. Me ta u bashkuan dalëngada...