Aktualitet

Abuzim me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit

GJKKO vendosi gjithashtu vazhdimin e masës “arrest në shtëpi” për personin në hetim Agim Sefa, Radion Dhromi dhe Artur Koleci, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, duke urdhëruar këtë person të mos largohet nga banesa e tij. Masa “arrest në shtëpi” nuk ka ndryshuar dhe për Arjan Buliqi.

26 Shkurt 2025, 19:42 Nga M.B
Abuzim me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës,
Foto ilustruese

TIRANA- GJKKO në seancë e sotme për çështjen e Univesitetit Bujqësor të Tiranës nuk ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Edmond Tërthorja i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Gjithashtu mësohet se u la në fuqi masa “arrest me burg” për Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja dhe Altin Murto.

GJKKO vendosi gjithashtu vazhdimin e masës “arrest në shtëpi” për personin në hetim Agim Sefa, Radion Dhromi dhe Artur Koleci, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, duke urdhëruar këtë person të mos largohet nga banesa e tij. Masa “arrest në shtëpi” nuk ka ndryshuar dhe për Arjan Buliqi.

Ndërsa për personin nën hetim Serafin Skënderi, Blenard Spaho, Tedi Proda, Ilir Kusi, Azem Parllaku dhe Dritan Laçi u zëvendësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”. GJKKO vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” ndaj personave në hetim Enkeleda Sallakut, Ilir Kapaj, Klea Lekocaj, Etleva Shore, Bejo Bizhga, Romina Koto, Erjola Kopali, Rezearta Dervishi dhe Klara Jahollari si të dyshuara për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

SPAK ka lëshuar dje 24 masat e sigurisë për veprat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”. 

Në njoftimin e SPAK thuhet se janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike. SPAK thotë se nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 lekë.

Prokuroria e Posaçme shton se gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, Edmond Tërthorja me detyrë Administrator i UBT-së.)

SPAK thotë se veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Në njoftim thuhet se pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Njoftimi i plotë:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues, caktuar ndaj personave nën hetim Edmond Tërthorja, etj…”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në nenet 103, 112, 230, 232 pika 1 gërma “dh”, 234, 237, 238, 244, 245 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 23, datë 26.02.2025, vendosi:

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Edmond Tërthorja, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në gjashtë raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Amarildo Lleshi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në pesë raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara). 

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Mehmet Qoshja, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në tre raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara). Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Altin Murto, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në dy raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Agim Sefa, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet shtetasi Agim Sefa, të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në ****.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Arjan Buliqi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet shtetasi Arjan Buliqi, të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në ****. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Serafin Skënderi, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Serafin Skënderi, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në
shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ilir Kusi, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Ilir Kusi, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në
shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Dritan Laçi, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Dritan Laçi, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në
shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Azem Parllaku, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Azem Parllaku, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Artur Koleci, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet shtetasi Artur Koleci, të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi ****. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Radion Dhromi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet shtetasi Radion Dhromi, të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi ****. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Blenard Spaho, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Blenard Spaho, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Tedi Proda, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Tedi Proda, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur
në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Enkeleda Sallaku, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në dy raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).

-Urdhërohet personi nën hetim Enkeleda Sallaku, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur
në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Klara Jahollari, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në dy raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).

-Urdhërohet personi nën hetim Klara Jahollari, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ilir Kapaj, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Ilir Kapaj, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur
në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Erjola Kopali, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Erjola Kopali, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur
në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Klea Lekocaj, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Klea Lekocaj, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur
në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Romina Koto, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Romina Koto, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur
në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Bejo Bizhga, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Bejo Bizhga, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Etleva Shore, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Etleva Shore, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur
në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Rezearta Dervishi, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).

-Urdhërohet personi nën hetim Rezearta Dervishi, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
dhe Byroja Kombëtare e Hetimit për ekzekutimin e këtij vendimi. Ndalohet publikimi i këtij vendimi, në referim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.

Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit, brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

ubt gjkko spak

Sondazh

Poll