Aktualitet

Shisnin drogë afër shkollave në Kavajë, jepen masat e sigurisë për 13 të arrestuarit (EMRAT)

Sipas policisë personat e arrestuar në bashkëpunim më njeri-tjetrin shpërndadnin drogë në zonat afër shkollave të Kavajës, kryesisht kokainë dhe kanabis. 

26 Shkurt 2025, 15:45 Nga B.Z
Shisnin drogë afër shkollave në Kavajë, jepen masat e
Foto ilustruese

DURRËS - Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masat e sigurisë për 13 personat që u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të operacionit antidrogë “Winter” në Kavajë. Sipas policisë personat e arrestuar në bashkëpunim më njeri-tjetrin shpërndadnin drogë në zonat afër shkollave të Kavajës, kryesisht kokainë dhe kanabis. 

Ndërkohë ditën e sotme gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për katër prej të arrestuarve: 

-Arben Xhihani, 38 vjeç, banues në Kavajë
-Kujtim Veizi, 52 vjeç, banues në Kavajë
-Serxho Abazi, 25 vjeç, banues në Kavajë
--Renaldo Gjondeda, 35 vjeç, banues në Rrogozhinë

Është caktuar masa "arrest në shtëpi" për:

-Rudi Dimni, 29 vjeç, banues në Kavajë

Ndërsa masa "detyrim paraqitje" është caktuar për:

-Besnik Belba, 33 vjeç, banues në Kavajë
-Endri Meçja, 29 vjeç, banues në Kavajë
-Ramazan Kola, 19 vjeç, banues në Kavajë
-Rei Shaba, 21 vjeç, banues në Kavajë
-Alesio Shaba, 23 vjeç, banues në Kavajë
-Bardhyl Dumullaku, 50 vjeç, banues në fshatin Synej
-Rexhep Lushka, 25 vjeç, banues në Kavajë

Gjatë operacionin "Winter" u gjetën dhe u sekuestruan qindra doza kokaine dhe kanabisi, pajisje për presimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza dhe shuma parash të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i plotë:

Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin në hetim A.Xh, i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nën hetim A.Xh atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim K. V. i i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim K. V.atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim E. D., i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim E. D. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dy herë në muaj të hënën e parë dhe të tretë të muajit ora 10.00 të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. L., i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
Caktimin e masës sigurimi  ndaj personit nënhetim R. L. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire 2 herë në muaj” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim B. D. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim B. D. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i  KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonjë masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim A. Sh. i biri i Arben dhe i Orkida, i datelindjes 12.06.2002, lindur dhe banues ne Lagja nr 1 Kavaje, i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim A. Sh. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. Sh. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim Rei Shaba atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër
Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. K. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim R. K. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër
Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim E. M. i i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim E. M. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore një herë në muaj, të hënën e parë të muajit ora 10.00” të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër
Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim B. B. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim Be. B. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP.
Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim S.A. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim S. A. atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. D. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim R. D.atë të “arrestit në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale. Urdhërohet personi nën hetim që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur ne Lagjia nr. 1 në Kavajë. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonjë masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. Gj. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim R.Gj. atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
Ngarkohet Prokuroria dhe policia gjyqësore, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ekzekutimin e këtij vendimi.
Urdhërohet pagimi nga buxheti gjyqësor I avokates së caktuar kryesisht E.Hamzallari.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

operacion policor durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2025, 15:38 I.A

E ardhmja e turizmit është TI

A do të na e marrin robotët punën? A mund të punojmë nga shtëpia falë teknologjisë? Me çfarë po merret Mir...