Aktualitet

24 masat e sigurisë ndaj zyrtarëve në UBT/ Pedagogu: Janë shfrytëzuar, mund të kenë firmosur letrën, por nuk kanë çuar asgjë në shtëpi

Susaj tha se nga eksperienca shumë vjeçare e tij në këtë universitet, ai mendon se shumica e persona nën hetim janë shfrytëzuar.

26 Shkurt 2025, 15:46 Nga M.B
24 masat e sigurisë ndaj zyrtarëve në UBT/ Pedagogu: Janë
Lush Susaj

TIRANA- Pedagogu i universitetit Bujqësor, Lush Susaj, foli sot lidhur me hetimet që kanë nisur ndaj 24 zyrtarëve të UBT-së të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tendera. Në studion e News 24, Susaj tha se nga eksperienca shumë vjeçare e tij në këtë universitet, ai mendon se shumica e persona nën hetim janë shfrytëzuar. Sipas tij, ndonëse ata kanë firmosur letra për tendera, ata nuk kanë marrë e as nuk kanë çuar asnjë përfitim në shtëpi.

“Bujqësori është më mirë se universitet e tjera. Nuk janë ata 24 kolegë ata që e kanë mbjellë, sepse tenderat janë marrë me telefon nga lartë e kanë thënë jepja filanit, atje duhet të shkojë sistemi.

Nuk kam arsye për gjithë këtë stres. 100 lekë të vjetra nuk ia kam bërë dëm shtetit në të gjithë jetën timë. Ai mund të ketë firmosur letrën, por kurrgjo nuk ka çuar në shtëpi. Janë shfrytëzuar. Janë 43 vjet. Në universitetet e Shqipërisë Bujqësori është më i akredituari dhe e kreditet më të larta”, tha pedagogu. 

lush susaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2025, 15:38 I.A

E ardhmja e turizmit është TI

A do të na e marrin robotët punën? A mund të punojmë nga shtëpia falë teknologjisë? Me çfarë po merret Mir...