Aktualitet

Gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, qëllohet me armë jashtë ambienteve të Gjykatës në Gjermani, disa të plagosur

Sipas mediave të huaja, të paktën tre persona u plagosën jashtë gjykatës në qytetin gjerman të Bielefeld.

26 Shkurt 2025, 16:32 Nga M.B
Gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, qëllohet me armë
Besar Nimani

GJERMANIA- Të shtëna me armë janë shënuar jashtë sallës së gjyqit në Gjermani, ku u zhvillua procesi për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani. Sipas mediave të huaja, të paktën tre persona u plagosën jashtë gjykatës në qytetin gjerman të Bielefeld.

Sipas raportimeve, të shtënat filluan rreth orës 13:30 pasdite me orën lokale, pas përfundimit të seancës. Tre të shtëna thuhet se janë qëlluar 150 metra larg gjykatës. Gazeta gjermane “Bild” raporton se të paktën dy anëtarë të familjes së të akuzuarit janë qëlluar, kontretisht vëllai dhe babai i tij, njëri prej tyre është plagosur në këmbë dhe tjetri në gjoks dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë gazeta “Neue Westfalische” raporton për të paktën tre të plagosur. Mësohet se një nga të dyshuarit për sulmin e së mërkurës është arrestuar. Seanca e së mërkurës filloi në orën 09:00. Hyseyin Akkurt akuzohet për vrasjen e Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar. 

Ai u arrestua në qershor 2024 në Bruksel dhe dyshohet se së bashku me Aymand Dawoud Kirit, i cili ndodhet në arrati, kanë vrarë Niman në Bielefeld. Ata dyshohet se kanë qëlluar 16 plumba në drejtim të boksierit i cili vdiq në vendngjarje. 

besa nimani

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2025, 15:38 I.A

E ardhmja e turizmit është TI

A do të na e marrin robotët punën? A mund të punojmë nga shtëpia falë teknologjisë? Me çfarë po merret Mir...