Aktualitet

EMRAT/ Shfrytëzuan vajzën e mitur për prostitucion, gjykata e Sarandës lë në burg dy gratë

Ndalimi i tyre u bë pas rreth dy muajsh hetime për shfrytëzimin e të miturës për prostitucion.

26 Shkurt 2025, 16:27 Nga E. D
EMRAT/ Shfrytëzuan vajzën e mitur për prostitucion, gjykata e
foto ilustruese

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka lënë në burg dy gratë të cilat kanë shfrytëzuar një vajzë të mitur për prostitucion. Silvana Osmani 42 vjeçe dhe Luljeta Doda 39 vjeçe u arrestuan nga policia pas operacionit të koduar “Silent Watch”.

Ndalimi i tyre u bë pas rreth dy muajsh hetime për shfrytëzimin e të miturës për prostitucion. Prokurorja e çështjes Besjana Sadikaj ka kërkuar si masë “Arrest në burg”. Gjithashtu këtë masë ka kërkuar edhe gjyqtari Fatmir Ndreu, ndërsa e kanë quajtur të ligjshëm ndalimin e tyre.

Avokatët mbrojtës Armand Çaushi dhe Brigels Dervishi në përfundim të seancës thanë se u vlerësua i ligjshëm arrestimi në flagrancë dhe u caktua si masë “Arrest në burg”, për shkak se kjo është një çështje se ka komplikime dhe ka dhe viktima të mitura.

“Është masë sigurie që ngrihet mbi dyshime. Për të tjerat nuk mund të flas dot në këtë fazë”, u shpreh avokati Çaushi.

Ndërsa avokati tjetër Dervishi tha: “Sot ishte seanca për vlerësimin si të ligjshëm apo të paligjshëm të arrestimit të të dyshuarave. Ne në fakt jemi njohur me detajet e dosjes por nuk mund të japim dot në këtë fazë detaje. Ne mohuam kategorikisht rastin për klientet por gjykata vendosi si masë “Arrest në burg”. Tanimë ne na lind e drejta t’i drejtohemi apelit”.

silvana osmani luljeta doda

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2025, 15:38 I.A

E ardhmja e turizmit është TI

A do të na e marrin robotët punën? A mund të punojmë nga shtëpia falë teknologjisë? Me çfarë po merret Mir...