Aktualitet

VIDEO+FOTO/ Po zhvillohej seanca për vrasjen e boksierit shqiptar! Plagosja me armë zjarri para gjykatës në Gjermani, ja pamjet nga vendngjarja

Sipas mediave të huaja, vëllai i të pandehurit është qëlluar në këmbë, ndërsa i ati është qëlluar në mushkëri dhe është në gjendje kritike për jetën.

26 Shkurt 2025, 17:53 Nga M.B
VIDEO+FOTO/ Po zhvillohej seanca për vrasjen e boksierit shqiptar! Plagosja
Foto nga vendi i ngjarjes

GJERMANIA- Në mediat e huaja kanë dalë pamjet nga sulmi ku mbetën të plagosur disa persona jashtë një gjykate në Gjermani, po mbahej seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Mësohet se të plagosurit janë familjarë të pandehurit për vrasjen e boksierit. Sipas mediave të huaja, vëllai i të pandehurit është qëlluar në këmbë, ndërsa i ati është qëlluar në mushkëri dhe është në gjendje kritike për jetën.

VIDEO+FOTO/ Po zhvillohej seanca për vrasjen e boksierit shqiptar! Plagosja
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjithashtu raportohet se i plagosur ka mbetur dhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet akoma. Videoja e mëposhtme tregon qytetarët që kanë vrapuar për t’u larguar nga zona teksa kanë dëgjuar të shtënat, ndërsa mund të dallohet edhe një tjetër, i cili thuhet se është plagosur dhe ka tentuar të vrapojë me një këmbë.

besar nimani

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2025, 15:38 I.A

E ardhmja e turizmit është TI

A do të na e marrin robotët punën? A mund të punojmë nga shtëpia falë teknologjisë? Me çfarë po merret Mir...