Aktualitet

"Të shtëna për hakmarrje për boksierin?" Gjyqi për vrasjen Besar Nimanit në Gjermani, plagosen jashtë sallës babai dhe vëllai i autorit të dyshuar

Mësohet se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës ku u zhvillua gjyqi për autorin e dyshuar të vrasjes së Nimanit, ndërsa nga një makinë e zezë është qëlluar me armë duke lënë të plagosur babanë dhe vëllain e të pandehurit.

26 Shkurt 2025, 17:29 Nga M.B
"Të shtëna për hakmarrje për
Besa Nimani

GJERMANIA- Autoritet gjermane kanë blinduar qytetin Bielefeld, pas të shtënave me armë në drejtim të babai dhe vëllait të autorit të dyshuar të vrasjes së boksierit shqiptar Besar Nimani. Mësohet se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës ku u zhvillua gjyqi për autorin e dyshuar të vrasjes së Nimanit, ndërsa nga një makinë e zezë është qëlluar me armë duke lënë të plagosur babanë dhe vëllain e të pandehurit.

Sipas mediave të huaja, një prej autorëve është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është ende në kërkim. Paraprakisht dyshohet se i kërkuari i dytë mund të jetë fshehur në një pallat ngjitur me gjykatën. Mbi qytet thuhet se po monitoron zonën edhe një helikopter, përveç afektivëve që ndodhen në terren.

Seanca e së mërkurës filloi në orën 09:00. Hyseyin Akkurt akuzohet për vrasjen e Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar.  Ai u arrestua në qershor 2024 në Bruksel dhe dyshohet se së bashku me Aymand Dawoud Kirit, i cili ndodhet në arrati, kanë vrarë Niman në Bielefeld. Ata dyshohet se kanë qëlluar 16 plumba në drejtim të boksierit i cili vdiq në vendngjarje. 

besar nimani

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2025, 15:38 I.A

E ardhmja e turizmit është TI

A do të na e marrin robotët punën? A mund të punojmë nga shtëpia falë teknologjisë? Me çfarë po merret Mir...