Politike

Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë/ Altin Dumani: Epoka e paprekshmërisë po lëkundet

Gjatë fjalës së tij në tryezën që po mbahet për të analizuar punën e institucioneve të posaçme, Dumani theksoi se lufta kundër korrupsionit ndodhet në një fazë të re, duke shtuar se ka një rritje të procedimit të pastrimit të parave.

26 Shkurt 2025, 10:30 Nga I.A
Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë/ Altin Dumani: Epoka e
Altin Dumani

TIRANË- Kryeprokurori Altin Dumani ka deklaruar se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë në vend po tregojnë që epoka e paprekshmërisë po lëkundet. Gjatë fjalës së tij në tryezën që po mbahet për të analizuar punën e institucioneve të posaçme, Dumani theksoi se lufta kundër korrupsionit ndodhet në një fazë të re, duke shtuar se ka një rritje të procedimit të pastrimit të parave. Në fund të fjalës së vetë, Dumani shtoi se goditja e grupeve kriminale dhe zyrtarëve të lartë kanë rritur besuimin në këto institucione. 

"Referuar edhe materialit, konstatohet progres edhe nga SPAK. Ka treguar se është në gjendje në respektim të ligjit dhe kushtetutës të kryejë hetime të plota dhe tregojnë se pandëshkueshmëria po goditet dhe epoka e paprekshmërisë po lëkundet. Epokës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. Po kështu goditja e grupeve kriminale, trafiqeve të drogës dhe krimeve të tjera. Si dhe besimi i partnerëve ndaj SPAK, me mbështetjen e anëtarëve të BE-së, Britaninë, Zvicrën, bashkëpunimi me këto vende është rritur. Edhe në këtë takim ka prani të oficerëve ndërlidhës të këtyre shteteve, i falënderoj për marrëdhëniet konstruktive, bashkëpunimin dhe vijimin. Marrëdhëniet me Interpol, Europol e Eurojust është forcuar, në goditjen e krimit të organizuar. Po kështu goditja e krimit dhe korrupsioneve të zyrtarëve, sekuestrimi i aseteve financiare e të paluajtshme, përfshi edhe kriptovalutat, që i përdorin për blerje të ndryshme, si të kokainës edhe në pastrimin e parave. Mesazhi është i qartë se krimi nuk mund të blejë dhe as shpërblejë. Kemi rritje të ndjeshme edhe të procedimit të veprës penale të pastrimit të parave. Lufta ndaj korrupsionit ndodhet në fazë të re. Besimi te reforma në drejtësi po rritet, qytetarët janë të ndërgjegjshëm se të gjithë vijnë pas ligjit, sfidat vazhdojnë," tha Dumani.

altin dumani

Sondazh

Poll