Aktualitet

“Mjekët e përcollën në shtëpi”, 3 ditë me shenja gripi, 33-vjeçarja ndërron jetë në spitalin e Durrësit, i vëlla

10 Janar 2020, 13:09 Nga DOSJA
“Mjekët e përcollën në shtëpi”, 3 ditë

DURRËS– Një 33-vjeçare ka humbur jetën në spitalin e Durrësit dy ditë më parë.

Sipas deklaratës së të afërmëve, 33-vjeçarja ishte dërguar në spital që në datën 7 janar, për shkak se i ishin shfaqur shenjat e gripit.

Mësohet që viktima është Romina Myftiu, nënë e një vajze 8-vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj është punonkës i OSHEE. Dyshohet që shkak për vdekjen nuk ka qenë gripi, por një sëmundje e fshehtë që akoma s’është konfirmuar. Ajo ka ndërruar jetë në orën 04:00 të mëngjesit të 8 janar, për shkak se veshkat e saj kishin dalë jashtë funksionit, si rezultat i temperaturës së lartë.

Sipas deklaratë së spitalit të Durrësit mësohet se 33-vjeçares i janë marrë mostrat e gjakut dhe janë dërguar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Vëllai i viktimës, Alban Myftiu, ka rrëfyer për News 24, ngjarjen sesi motra e tij vdiq dhe askush nuk mundi ta shpëtonte.

Albani tregoi se në datë 7 janar motra nuk ishte ndjerë mirë, kishte temperaturë të lartë dhe në orën 16 e 30 minuta të pasdites e kishin çuar në urgjencën e spitalit, ku mori edhe ndihmën e parë. Mjeku i urgjencës kishte konstatuar paralizë faciale dhe e kishte nisur për në shtëpi, duke u thënë familjarëve të vinin të nesërmen në mëngjes te mjekja specialiste. Të nesërmen në mëngjes në orën 7:30 familjarët e dërguan në spital në gjendje edhe më të rëndë. Ekipi mjekësor i mbledhur me urgjencë e shtroi në reanimacion. Çdo orë që kalonte e rëndoi edhe më shumë situatën shëndetësore të 33-vjeçares duke i nxjerrë jashtë funksioni veshkat.

Varrimi i së ndjerës është bërë ditën e djeshme, duke lënë pas familjen e saj me shumë dhimbje, të cilë nuk kanë  kuptuar ende shkakun e vërtetë të vdekjes së saj.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alban myftiu durres romina myftiu vdes 33-vjeçarja ne durres alban myftiu durres romina myftiu vdes 33-vjeçarja ne durres

Sondazh

Poll