Aktualitet

Akuza e PD-së për kreun e Bashkisë së Mallakastrës/ Prokuroria nis hetimet për Qerim Ismailajn

10 Janar 2020, 13:02 Nga DOSJA
Akuza e PD-së për kreun e Bashkisë së Mallakastrës/

Tiranë- Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedim penal ndaj kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajt pas akuzave të PD-së se në vitin 2000 gjykata greke e ka dënuar 3 vite burg. Deri javën tjetër, Ismaliaj duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore për të dhënë gjurmët  e gishtave.

Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi publikoi dokumentin që sipas PD-së, vërteton se Qerim Ismailaj është dënuar më 25 shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg nga Gjykata e Kios, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje). Sipas tij Ismaliaj nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë për të hetuar në lidhje me figurën e kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Në një kërkesë drejtuar Prokurorisë, PD shkruan se Qerimaj ka qenë i dënuar në Greqi në vitin 1999-2000. Ismailaj në një deklaratë për mediat ka mohuar akuzat dhe është shprehur i gatshëm të verifikohej nga Prokuroria.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat e pd per qerim ismailajt prokuroria nis hetimet për qerim ismaliajn akuzat e pd per qerim ismailajt prokuroria nis hetimet për qerim ismaliajn

Sondazh

Poll