Aktualitet

“Mos kini mëshirë për të”, qiradhënësi tregon sakrificat e Enkeledës që e vrau kunati: Mbante familje, ai shejtani s

10 Janar 2020, 11:27 Nga DOSJA
“Mos kini mëshirë për të”, qiradhënësi

TIRANË– Pronari i banesës ku Enkeleda Çopaku, e cila u vra sot nga kunati, banonte me qira, ka kërkuar dënim maksimal për autorin e krimit, Erdet Çopakun. Në një prononcim për “Report Tv”, ai tregon se viktima punonte gjithë ditën dhe mbante familjen, dhe se ishte një njeri korrekt dhe shumë e dashur. Përsa i përket autorit, qiradhënësi shprehet se ishte një njeri i shkurtër që nuk ta mbushte mendjen për ngjarjen e ndidhur .

Familja shumë e mirë, e dashur, në punë dhe hall të vet, njerëz korrekt për cdo gjë. Konfliktet e brendshme nuk i di, ishte korrekte për pagesën. Autori e njoh, nuk ma merrte mendja të bënte këtë gjë. Ai ka banuar këtu, më pas ka ikur banonte jashtë Tiranës. Autori nuk të linte përshtypjen, një shejtan i shkurtër ta bënte këtë gjë, një përmetar ta bënte këtë gjë!!! Nuk ka fjalë. Ishin njerëz shumë të mirë. Punonte dhe mbante një familje. Të dënohet në maksimum, të mos ketë mëshirë për atë,”– tregon ai.

Enkeleda Çapoku u vra gjatë orëve të para të ditës së sotme nga kunati i saj në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën. Ai ka hyrë me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda me një shkop dhe një thikë me vete. Pasi ka hyrë në banesë, autori ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës dhe është konfliktuar me këtë të fundit. Nëna është futur në mes por nuk ja ka dalë dot të parandalojë ngjarjen e rëndë. Enkeleda ishte pajisur me urdhër mbrojtje pasi kishte pasur konflikte me kunatin edhe herë të tjera. Ajo kishte të shoqin në byrg, Eltonin, i cili i kishte lënë porosi të vëllait (autorit) t’i ruante gruan dhe ky besohet të ketë qenë shkaku i konflikteve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardet capoku enkeleda çapoku krim në familje në tiranë kunati vret kunatën në tiranë ardet capoku enkeleda çapoku krim në familje në tiranë kunati vret kunatën në tiranë

Sondazh

Poll