Aktualitet

Zbulohet pamja e kunatit që vrau gruan e vëllait në momentin e arrestimit, policia jep detaje

10 Janar 2020, 12:14 Nga DOSJA
Zbulohet pamja e kunatit që vrau gruan e vëllait në momentin e

TIRANË- 12 orë pasi vrau kunatën e tij, 30-vjeçaren Enkeleda Çapoku në sy të vajzës dhe familjarëve të tjerë të saj, është arrestuar nga Policia, autori, Erdet Çapoku. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 34-vjeçari është kapur para pak minutash, në lagjen Laprakë në Tiranë. Ai ndodhej në vendin e njohur si “Kupola”. Policia e Shtetit, njofton se ai është kapur nga komisariati i policisë numër 4, në Tiranë, dhe në momentin e arrestimit, ai ka qenë i veshur me një xhup të zi dhe bluzë me vija, siç shihet edhe në foto.

Njoftimi i plotë:

Tiranë, Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.

Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë. Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

 

Enkeleda u vra gjatë orëve të paratë ditës së sotme nga kunati i saj në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën. Ai ka hyrë me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda me një shkop dhe një thikë me vete. Pasi ka hyrë në banesë, autori ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës dhe është konfliktuar me këtë të fundit. Nëna është futur në mes por nuk ja ka dalë dot të parandalojë ngjarjen e rëndë. Enkeleda ishte pajisur me urdhër mbrojtje pasi kishte pasur konflikte me kunatin edhe herë të tjera. Ajo kishte të shoqin në byrg, Eltonin, i cili i kishte lënë porosi të vëllait (autorit) t’i ruante gruan dhe ky besohet të ketë qenë shkaku i konflikteve.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet erdet capoku enkeleda çapoku erdet çapoku krim ne familje arrestohet erdet capoku enkeleda çapoku erdet çapoku krim ne familje

Sondazh

Poll