Aktualitet

FOTO/ Ngrin liqeni i Pukës, lajmërimi i fortë për të gjithë banorët: Ruani fëmijët, mos i lini të bëjnë aventura mbi

10 Janar 2020, 12:23 Nga DOSJA
FOTO/ Ngrin liqeni i Pukës, lajmërimi i fortë për të

PUKË– Sipërfaqja e liqenit të Pukës ka ngrirë krejtësisht pas temperaturave të ulëta duke u kthyer në një rrezik për banorët e zonës, sidomos fëmijët. Vetë Bashkia e Pukës ka lajmëruar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes në ditët në vijim pasi nuk janë të pakta rastet kur fëmijët bëjnë aventura mbi liqenin e ngrirë. Krahas njoftimit, janë shpërndarë edhe fotot e liqenit të ngrirë.

“Për shkak të temperaturave të ulëta që kanë karakterizuar qytetin tonë prej ditësh, Liqeni i qytetit të Pukës është ngrirë në të gjithë sipërfaqen e tij. Prindër! Përballë kësaj situate porositini fëmijët tuaj të shmangin aventurën për të hipur mbi sipërfaqen e akullt të qytetit, pasi është me mjaft rrezikshmëri,”- shkruhet në njoftimin zyrtar.

Në periudhën e dimrit, moti i ftohtë sjell pasoja të mëdha, sidomos në kohë ngricash. Ka pasur mjaft raste kur fëmijët shkojnë të rrëshkasin mbi sipërfaqet e liqeneve apo të rezervuarëve që kanë ngrirë dhe kanë përfunduar të lënduar rëndë, apo edhe anë mbytur.

(f.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia puke ngrin liqeni i pukes puke bashkia puke ngrin liqeni i pukes puke

Sondazh

Poll