Aktualitet

‘Na ka ulur kokën’/ Familja e Ervis Zotajt në Fier apel qeverisë: Lidheni dhe digjeni me benzinë, për ne ka vdekur…

10 Janar 2020, 11:42 Nga DOSJA
‘Na ka ulur kokën’/ Familja e Ervis Zotajt në Fier apel

FIER– Ladimir Seitaj, daja i Ervis Zotajt, ka kërkuar ndëshkim për nipin e tij, për ngjarjen e rëndë ku u vra Drita Saliaj. Ai tha se nipi i tij iu ka ulur kokën.  “Ai të marrë ndëshkimin e merituar. Na ka ulur ne, mua si dajo dhe fisin” tha ai.  “Ne erdhëm për të thënë dy llafe si gjithë të tjerët. Edhe motra, dhe kunetërit e dinë. Nuk duam më t’ja dimë për të. “

Ndërkohë që babai, Syrja Zotaj, teksa foli sërish, të birin e quajti të vdekur për të. “Ne nuk e mbështesim më. Për mua ka vdekur ai. Aty ku u hodh ajo, aty të hidhet dhe ai. Atë lloj s’kemi pse e mbështesim më ne. Unë e dua djalin të vij në Gjerbës, ta hedh unë në rezervuar. Ata dy çunat nuk i njohim ne, s’dimë gjë. Ne jemi 200 metra afër, unë se dua më djalin. I lutem qeverisë të ma sjellë. Ta lidh të gjallë dhe ta hedhë. Nuk pinte drogë, jo jo jo jo. S’ka shkaktuar asnjë problem më përpara. Ishte djalë i padalë. Me bagëti ka qenë. U shitën ato të uruara bagëti e dilte lart e poshtë.”-tha babai. 

Ndërsa, e ëma, Violeta, kërkoi që i biri të lyhej me benzinë. “Dua t’a lagni me benzinë dhe ta digjni”-tha ajo.

Krimi i rëndë tronditi disa ditë më parë Mallakastrën. 3 të rinj grabitën, dhunuan dhe më pas kanë mbytur një 51-vjeçare, e identifikuar si Drita Saliaj. Krimi është pranuar nga 3 tre rinjtë, tashmë të arrestuar dhe në deshminë e tyre jashtë shprehur se u kishte dalë situata jashtë kontrollit. Drita jetonte e vetme, pasi burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi.

Një prej të rinjve, 16 vjeçari Luis Saliaj, ishte nipi i burrit të saj. Shkak për vrasjen, dyshohet se është bërë grabitja e një shume parash që të rinjtë mendonin se gruaja kishte në shtëpi. Krimi bëhet edhe më i rëndë kur zbulohet se gruaja, i kishte ushqyer pak para se ta lidhnin, e më pas t’a mbytnin në rezervuar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervis zotaj grabitet dhe vritet drita saliaj ladimir seitaj syrja zotaj violeta zotaj ervis zotaj grabitet dhe vritet drita saliaj ladimir seitaj syrja zotaj violeta zotaj

Sondazh

Poll