Aktualitet

Ç’po ndodh me çështjen Zagani? Interpol e heq nga lista, mbetet në TIMS, Gjykata e Apelit e thërret në Vlorë

10 Janar 2020, 12:48 Nga DOSJA
Ç’po ndodh me çështjen Zagani? Interpol e heq nga

TIRANE- Emri i Dritan Zaganit është hequr papritur nga lista e Interpolit. I futur në listën e të kërkuarve 4 vjet më parë nga Ministria e Brendshme e drejtuar nga Tahiri,  emri i ish-policit që denoncoi ministrin, si rregul duhet të qëndronte 5 vjet. Pothuajse 1 vit përpara këtij afati, Dritan Zagani nuk rezulton më në kërkim nga Interpoli. Zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, e kontaktuar nga Dosja.al nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Dosja.al, nëpërmjet burimeve arriti të siguronte të dhënat e sistemit TIMS, kur emri i Zaganit është ende si person në kërkim. Kjo kontradiktë, nuk shpjegohet nga zyra e shtypit e policisë së Shtetit, pasi u pyet nga Dosja.al.

Në këto kushte Dritan Zagani, është një njeri i lirë për të udhëtuar kudo, përveç se të vijë në Shqipëri, ku e pret kurthi i sistemit TIMS. Pra, me heqjen e emrit nga Interpol, ish-shefi i antidrogës në Vlorë dhe Fier, mund të mendojë se është i lirë për t’u kthyer, por në fakt, liria e tij përfundon sapo shkel në territorin shqiptar. Për ta thirrur në këtë “kurth”, ka menduar Gjyakta e Apelit të Vlorës, që nuk e pranon zhvillimin e gjyqit në mungesë. Kryesuesja e seancës, Margarita Buhali, ka kërkuar prezencën e vetë Zaganit në seancë, megjithëse ai tashmë e ka një dënim në mungesë nga gjykata e shkallës së parë dhe emri i tij është në listat e personave të kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Që nga shtatori i 2015, kur Zagani bëri denoncimin e bujshëm për bandën e Habilajve të lidhrua më ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i gjithë Shteti u vu kundër tij. Policia e arrestoi, prokuroria e akuzoi dhe gjykata e dënoi me akuzën që ka bashkëpunuar me policinë italiane kundër drogës dhe u ka dhënë atyre informacione të klasifikuara. Kjo akuzë qesharake, që fsheh hakmarrjen politike nga ish- policit që denoncoi krimin shtetëror të kanabizimit të vendit, vazhdon të zhvillohet si farsë. Kjo kërkesë e Gjykatës së Apelit dhe “kurthi” me sitemin TIMS, konfirmon që pushteti në Shqiëpri, jo vetëm nuk ka ndërmend të vërë drejtësi për kanabizimin, por vazhdon të ndjekë metoda të paligjshme, për të dënuar denoncuesin.

(E.A/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan zagani gjykata e apelit vlore interpol dritan zagani gjykata e apelit vlore interpol

Sondazh

Poll