Aktualitet

Zbardhet SKEMA/ Policët e arrestuar në Durrës manipulonin denoncimet për ndërtime pa leje për 1500 deri në 7000 euro… u

10 Janar 2020, 08:57 Nga DOSJA
Zbardhet SKEMA/ Policët e arrestuar në Durrës manipulonin

TIRANEDosja.al mëson detaje të reja për operacionin “Abuzuesit”, i finalizuar mbrëmë në Durrës, ku u prangosën 17 zyrtarë të policisë dhe të pushtetit vendor. Mësohet se dyshimi kryesor për këtë grup ka ardhur pas një informacioni që ka dalë nga Lezha, në muajin shtator 2019, se në Durrës është favorizuar një grup për ndërtime pa leje. Denoncimi është dorëzuar në Komisariatin Dixhital, ku sipas personit anonim, ishte grupi i arrestuar, që i bënte  foto objekteve, më pas i tjetërsonin dhe fshinin gjurmët. Sipas dosjes, policët lejuan ndërtimet pa leje për një pagesë që varionte nga 1500 deri në 7 mijë euro. Ata madje mësonin edhe ndërtuesit, duke iu thënë se gjatë kontrolleve, do të thonin se godinat e ndërtuara ishin të vjetra.

Ndërsa, në qershor të 2019, gjatë fushatës elektorale, ka nisur verifikimi në terren, për disa objekte që ishin në themel ndërsa sot, kanë arritur në 4 kate. Sipas grupit hetimor, specialisti i zonës, madje kishte marrë informacion, duke këshilluar ndërtuesin të pezullojë aktivitetin, pasi një qytetar e kishte denoncuar te Komisariati Dixhital. Për dy denoncime të ardhura në fshatin Jubë, punonjësit e policisë kanë raportuar se nuk kishte shkelje dhe se denoncimet kanë qenë të rreme, dhe në vend të fotove të fshatit Jubë, kanë përdorur ato të fshatit Rrushkull. Shpërdorimi i detyrës nga ana e policëve ka vijuar edhe me lejimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Ndërkohë që Dosja.al ka siguruar edhe emrat e 13 prej të arrestuarve:

13 nga të arrestuarit: 

Besnik Domi-shef rendi në Shijak;

Sami Xhafa-shefi i stacionit  të policisë Manzë;

Ermal Petova-OPGj Manzë;

Nikollë Marku-OPGj Manzë;

Agim Osmani-ndihmës specialist policia Durrës;

Haxhi Sherra-ndihmës specialist Komisariati Shijak;

Petrit Neziri-ndihmës specialist policia Manzë;

Ndricim Shika-ndihmës specialist policia Shijak;

Gjergji Gerco-sekretar njësisë administrative Sukth;

Jul Kacadej-specialist IMT-ja Shijak;

Marjus Shahini-kryeinspektor IMT-ja Shijak

Adem Lika-ndërtues;Dëshir Dakoli- me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës;

Gani Dama-polic patrulle (në kërkim)

Operacioni i koduar “Abuzuesit” u finalizua mbrëmë në Durrës, pas hetimit tri mujor nga ana e SHCBA dhe Prokurorisë së Durrësit. 10 policë të prangosur, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa 1 person është shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër është pezulluar nga detyra.

(F.g:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzuesit adem lika agim osmani arrestohen 10 police ne durres besnik domi ermal petova gani dama gjergji gerco haxhi sherra jul kacedej marjus shahini ndricim shika nikolle marku petrit neziri rrjeti i ndertuesve te paligjshem sami xhafa shçba operacion ne durres abuzuesit adem lika agim osmani arrestohen 10 police ne durres besnik domi ermal petova gani dama gjergji gerco haxhi sherra jul kacedej marjus shahini ndricim shika nikolle marku petrit neziri rrjeti i ndertuesve te paligjshem sami xhafa shçba operacion ne durres

Sondazh

Poll