Aktualitet

Ekzekutimi i djalit të tezes së Fatmir Haklajt/Klodiana Lala tregon pistën e re të hetimit: Nuk di nëse jeton personi i pë

10 Janar 2020, 11:21 Nga DOSJA
Ekzekutimi i djalit të tezes së Fatmir Haklajt/Klodiana Lala tregon

Tiranë- Detaje të reja ka treguar gazetarja Klodiana Lala për vrasjen e Gëzim Gjuriqit në Tropojë më 6 janar. Ajo ka treguar në emsionin “Opinon” se pista ku po heton Prokuroria për këtë vrasje, lidhet edhe me një aksident që viktima ishte përfshirë pak kohë më parë.

“Dy janë pistat që në fakt po hetohet. E para ka të bëjë me një hakmarrje që ka nisur kur u godinën Haklajt, historinë e vjetër të Haklajve dhe një tjetër në fakt që mua më duket e dyshimtë dhe megjithatë është hapur si pistë nga prokuroria e Tropojës, ka të bëjë me një aksident që ka ndodhur disa kohë më parë, ku në fakt është përfshirë vetë viktima. Në fakt ishte një person pa probleme, njeri që ishte i qetë në zonë, nuk kishte problematika, por është përfshirë në një aksident shumë të rëndë me pasoja për jetën dhe ka qenë në një kohë të gjatë në spital. Nuk e di nëse jeton person që është përfshirë në aksident, është tërhequr dosja e aksidentit. Është një pistë e mundshme. Gjyriçi nuk ishte me rekorde kriminale. I vëllai jeton jashtë, në Amerikë.”, u shpreh Klodiana Lala.

Guxim Gjyriqi, biznesmen dhe djali i tezes së Fatmir Haklajt u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të karburantit më 6 janar të këtij viti. Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka dhe pamjet janë sekuestruar nga grupi i hetuesve. Guxim Gjyriqi njihej në zonë si një njeri i qetë dhe pa probleme. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.

J.V:E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet guxim gjyriqi klodiana lala ekzekutohet guxim gjyriqi klodiana lala

Sondazh

Poll