Politike

‘Ka qenë i dënuar në Greqi’, Bardhi akuza kryebashkikaut të Mallakastrës: Çfarë të kujton data 25 shkurt 2000? Ismailaj: Të më verifikojnë

  • Kreu i Bashkisë Mallakastër i përgjigjet PD-së: Jam i hapur për verifikim
  • Bardhi pyet kreun e Bashkisë Mallakastër: Çfarë të kujton data 25 shkurt 2000?
  • Nga emigrant, mësues, në kryetar bashkie/ Kush është Qerim Ismailaj
  • Reagimi/ Kryebashkiaku i Mallakastrës nxjerr ‘faturat’: Atë kohë isha mësues
  • Në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, specifikohet se Qerim Ismailaj, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak se dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe se në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.
    Featured image of article: ‘Ka qenë i dënuar në Greqi’, Bardhi akuza kryebashkikaut të Mallakastrës: Çfarë të kujton data 25 shkurt 2000? Ismailaj: Të më verifikojnë Partia Demokratike, Qerim Ismailaj dhe dokumenti i PD

    TIRANË- Partia Demokratike i ka dërguar sot një kërkesë Prokurorisë për të hetuar në lidhje me figurën e kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Në një kërkesë drejtuar Prokurorisë, PD shkruan se Qerimaj ka qenë i dënuar në Greqi në vitin 1999-2000.

    Në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, specifikohet se Qerim Ismailaj, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak se dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe se në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.

    Kërkesa e PD për Prokurorinë

    “Informacionet e Partisë Demokratike tregojnë se Qerim Ismailaj ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, për shkak se “pyetjeve nëse është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale, nëse është dënuar ndonjëherë nga autoritetet gjyqësore të huaja apo nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj, rezulton se i është përgjigjur me JO” – theksohet në kërkesën e Bardhit.

    Më tej në njoftim PD shrkuan se sipas ligjit të dekriminalizimit pasqyrimi i të dhënave të pasakta dhe të pavërteta në Formularin e Vetëdeklarimit, përbën vepër penale dhe sjell skualifikimin e menjëhershëm të subjektit nga kandidimi apo ushtrimi i mëtejshëm i funkisonit publik. Në këtë rast, sjell largimin e menjëhershëm nga detyra të Kryebashkiakut të Mallakastrës dhe ndjekjen e tij penale.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë në një reagim për mediat kreu i Bashkisë së Mallakstrës, Qerim Ismailaj, ka mohuar këto akuza duke thënë se në atë kohë ka qenë mësues dhe nuk është ndaluar kurrë nga autoritetet greke. Më vonë Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se do të publikojnë prova të reja dhe i bëri një pyetje Ismailajt siç ua ka bërë dhe zyrtarëve të tjerë që i ka denoncuar: Çfarë të kujton data 25 shkurt e vitit 2000?

    Qerim Ismailaj është kryebashkiaku i katërt që është denoncuar nga Partia Demokratike. Që në muajin gusht, PD ka nisur luftën e dekriminalizimit, duke denoncuar Valdrin Pjetrin e Shkodrës, i cili u tërhoq nga marrja e mandatit dhe tashmë çështja e tij është në gjykatë, pasi akuzohet për falsifikim të formularëve. Agim Kajmaku i Bashkisë Vorë, u denoncua nga PD dhe Komisioni Qendror i Zgjedhje i hoqi mandatin. Ndërkohë PD ka hedhur dhe akuzua për Mark Babanin, por ky i fundit ka mohuar të gjitha dhe vijon të jetë në detyrë. Nga selia blu është thënë se emrat e kryebashkiakëve që janë subjekt të ligjit të dekriminalizimit do jenë të shumtë dhe nuk do mbarojnë vetëm me 4.

     (A.B. Dosja.al)

    Një Koment në “‘Ka qenë i dënuar në Greqi’, Bardhi akuza kryebashkikaut të Mallakastrës: Çfarë të kujton data 25 shkurt 2000? Ismailaj: Të më verifikojnë

    1. A kane kuptim zgjedhjet e 30 qershorit sikur te mos kishin pasur asnje problem tjeter.Keta kryetare bashkishë me 5 ose 10% vota

    Shto Koment