Bota

Thaçi sërish letër Albin Kurtit: Të tregojë nëse dëshiron të pranojë apo do ta refuzojë mandatin

10 Janar 2020, 10:31 Nga DOSJA
Thaçi sërish letër Albin Kurtit: Të tregojë nëse

KOSOVË-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një letër kreut të Lëvizjes së Vetëvendisjes, Albin Kurti për vonesat që po krijohen në propozimin e mandatarit për kryeministër.

Në këtë letër Thaçi i ka kërkuar Kurtit që ta njoftojë nëse LVV’ja do të dorëzojë emrin e mandatarit për kryeministër apo nëse do të refuzojë ta bëjë një gjë të tillë, në mënyrë që siç thotë ai në letër, të vazhdohet me mandatimin e dikujt tjetër.

“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre. Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”, i ka shkruar Thaçi-Kurtit, duke theksuar se ka parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14,  e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”, thuhet në letrën e Thaçit dërguar Kurtit.

Pak  ditë më parë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka dërguar një tjetër letër zyrtare liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit ku caktoi edhe orën se kur mund ta presë në Presidencë liderin e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit. Në komunikimin e tij zyrtar, Thaçi ka caktuar orën 15:00. Disa ditë më parë, Thaçi e ka ftuar dy herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte parashikuar që të mbahej në kabinetin e Presidentit të Kosovës. Kurti e refuzoi këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë. Ndërsa disa ditë më vonë lajmëroi se mund ta takonte kreun e shtetit vetëm në datën 6, e cila u pranua edhe nga pala tjetër.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci albin kurti hashim thaci

Sondazh

Poll

Bota 10 Janar 2020, 09:26

IRAN– Shefi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Iranit thotë se kutitë e zeza të avionit ukrainas në Iran, do të zbulojnë shkakun e vërtetë të incidentit tragj...