Aktualitet

Dy operacione në Vlorë, policia jep detaje: 3 të arrestuar, mes tyre edhe një i sapoliruar nga burgu! Zbulohen dy 2 shtëpi bari në lagjen “24 Maji” dhe armë pa leje

Mes të arrestuarve edhe Indrit Sadedini, i cili mësohet se pak ditë më parë ka mbërritur në Vlorë, pasi më herët ka qenë duke vuajtur dënimin në një shtet tjetër. 

19 Shkurt 2025, 17:53 Nga N.F
Dy operacione në Vlorë, policia jep detaje: 3 të arrestuar, mes
Policia

VLORË- Një operacion i madh është zhvilluar ditën e sotme nga policia e Vlorës dhe RENEA, ndaj personave të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore apo grupeve kriminale. Pas operacioneve policia ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka bërë me dije se janë arrestuar tre persona. Gjithashtu janë zbuluar 2 shtëpi bari në lagjen “24 Maji” dhe armë pa leje. 

“Gjatë kontrollit të ushtruar brenda këtyre ambienteve të përshtatur për kultivim me anë të llambave, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 780 bimë kanabis, ku 482 prej tyre ishin të mbjella në kubikë. Lartësia e bimëve narkotike të kultivuara arrinte në një lartësi 90 deri në 110 cm. Gjithashtu u sekuestruan 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator, medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura”, tha Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Eldion Çela.

Mes të arrestuarve edhe Indrit Sadedini, i cili mësohet se pak ditë më parë ka mbërritur në Vlorë, pasi më herët ka qenë duke vuajtur dënimin në një shtet tjetër.  Sadedini më parë ka qenë objekt sulmi, pasi i është vendosur lëndë plasëse në derën e garazhit, ku edhe pësoi dëmtime në gjymtyrët e poshtme. 

Gjate kontrollit nga forcat operacionale dhe RENEA në Vlorë, Sadedinit iu sekuestrua dhe mjeti i blinduar, si dhe një armë zjarri. Bëhet me dije se janë ndaluar 3 persona dhe janë gjetur dy banesa shtëpi bari, me llamba dhe pajisje të sofistikuara për kultivimin e tyre.

“Bazuar në informacionet e inteligjencës policore dhe pas një operacioni të mirëkoordinuar, shërbimet operacionale bënë të mundur lokalizimin, neutralizimin dhe kapjen e shtetasit E. S., 38 vjeç, person me precedentë penalë të theksuar, i arrestuar dhe i hetuar më parë nga autoritetet e huaja për vepra penale të rënda në fushën e krimeve kundër personit. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, së bashku me një karikator me municion luftarak”, u shpreh Çela.

dy operacione në vlorë policia

Sondazh

Poll