Aktualitet

FOTO/ Fëmijët gjejnë një kallashnikov në stadiumin e Korçës, arma do t’i nënshtrohet ekspertizës nëse është përdorur në ngjarje kriminale

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka konstatuar armën të mbështjellë me një qese e të hedhur brenda rrethimit të ish- pishinave në zonën e stadiumit të qytetit.

19 Shkurt 2025, 17:25 Nga r.ll
FOTO/ Fëmijët gjejnë një kallashnikov në stadiumin e
foto ilustruese

KORÇË- Një armë zjarri kallashnikov është gjetur në zonën e stadiumit të Korçës. Arma është gjetur nga disa fëmijë të cilët kanë njoftuar të rriturit për të kërkuar ndihmën e policisë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka konstatuar armën të mbështjellë me një qese e të hedhur brenda rrethimit të ish- pishinave në zonën e stadiumit të qytetit. Pritet të kryhet ekspertiza nëse kjo armë është përdorur në ngjarje kriminale.

FOTO/ Fëmijët gjejnë një kallashnikov në stadiumin e

NJOFTIMI I POLICISË: 

Korçë/Informacion paraprak

Në lagjen nr. 10, Korçë, në një ambient të hapur, në vendin e quajtur “Pishat”, është gjetur e mbështjellë me një qese plastike një armë zjarri e dyshuar kallashnikov.

Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm, për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.

stadiumi i korces

Sondazh

Poll