Detaje nga plagosja në Kukës, Drejtori i Bashkisë qëlloi kushëririn e kryebashkiakut (EMRAT)
foto ilustruese KUKËS- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bicaj të Kukësit ...
Nëpërmjet transportit në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri më 19 shtator 2022 dhe pasi është zhdoganuar në Doganën e Tiranës, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ku dhe është kryer sekuestrimi.
TIRANË- SPAK ka dërguar për gjykim kolumbianin, Samir Rosales Rodriguez i cili u arrestua pas zbulimit të bazës së kokainës në banesën e ish-kreut të komunës në Frakull. Kolumbiani akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Kolumbiani së bashku me grupin e tij trafikoi nga Kolumbia në vendin tonë 485.5 kg kokainë. Nga hetimet rezultoi se lënda narkotike është transportuar dhe është fshehur gjatë transportit nëpërmjet një ngarkese me pleh organik artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia në Portin e Pireut, në Greqi dhe më pas në drejtim të Portit të Barit, në Malin e Zi. Nëpërmjet transportit në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri më 19 shtator 2022 dhe pasi është zhdoganuar në Doganën e Tiranës, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ku dhe është kryer sekuestrimi.
Kokaina ka qënë e përzier me “plehun organik” artificial dhe pas mbërritjes së saj në destinacion, organizatorët e trafikut do të gjenin dhe siguronin personat e specializuar që do të mundësonin ekstraktimin e kokainës së pastër, e cila më pas do të tregtohej. Sipas ekspertimit kimik të kryer nga Instituti i Policisë Shkencore ka rezultuar se nga procesi ekstraktimit do të përfitohej një sasi prej 485.5 kokainë.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 20.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes penale hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 141 i vitit 2022, i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurit Samir Rosales Rodriguez”.
Në seancën e datës 19.02.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 6/22/122, datë 19.02.2025, vendosi:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dërgimin për gjykim të çështjes penale hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 141 i vitit 2022, i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurit: Samir Rosales Rodrigues, i dtl. 01.01.1973, lindur dhe banues në ****, me shtetësi Kolumbiane, mbajtës i pasaportës me nr. ****, i hetuar me masë sigurimi personal “arrest në burg”, e pa ekzekutuar, e caktuar me vendimin nr. 91, dt. 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal. Mbrojtur në gjykim nga av. P.D, anëtare e Dhomës së Avokatisë Tiranë, mbrojtëse e caktuar kryesisht nga gjykata. Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve paraprake dhe aktet e seancës paraprake.
foto ilustruese KUKËS- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bicaj të Kukësit ...
foto ilustruese KURBIN- Një 48-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se mbante në banes&e...
aksidenti BULQIZË- Një aksident është shënuar ditën e sotme në Bulqizë. Një automjet tip "BMW" ka qenë du...
Foto ilustruese KUKËS- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Kukës nga ku raportohet se ka dys...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pubkliuar vendimin për bonusin e pranverës për pensionistët. Me anë të nj...
Izmir Sakica, Samuel Troshani TIRANË - Prokuroria e Posaçme, ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e djeshëm t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Data 20 është afati për plotësimin e deklaratës së tatimit të mbajtur në burim për t&e...
Trëndelina Borici SHKODRA- Kolegia e Anila Prendushit, që u plagos dje me armë nga bashkëjetuese, Trëndelina Borici, ka ...
Foto ilustruese VLORA- Një aksion ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës nga ku mësohet se efektivët e policisë...
Kola, Anila SHKODËR - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i pasionit që u regjistrua një ditë më ...