Aktualitet

EMRI/ Iu gjetën në banesë 115 fishekë luftarak dhe 1 armë gjahu, në pranga 48-vjeçari në Kurbin

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në banesë, Fatmir Kuqit i janë gjetur 115 fishekë luftarakë, por edhe një armë gjahu.

19 Shkurt 2025, 15:32 Nga E. D
EMRI/ Iu gjetën në banesë 115 fishekë luftarak dhe 1
foto ilustruese

KURBIN- Një 48-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se mbante në banesë armë zjarri dhe fishekë. Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në banesë, Fatmir Kuqit i janë gjetur 115 fishekë luftarakë, por edhe një armë gjahu.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda: Arrestuan në flagrancë shtetasin F. K, 48 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 115 fishekë luftarak, si dhe 1 armë gjahu dhe fishekë për të, që posedoheshin pa leje.

fatmir kuqi

Sondazh

Poll