Aktualitet

Shkëmbyen dy çanta, policia greke zbulon drogën e fshehur në furgonin e linjës Berat-Zakyntho, në pranga shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij

Policia ka ndaluar menjëherë të dyshuarit dhe gjatë kontrollit që u bënë, grekut i gjetën dhe sekuestruan tre pako me 159.3 gram kokainë, ndërsa shqiptarit iu gjet një pako me 1 kg 44 gramë kokainë, një telefon celular dhe 6445 euro.

19 Shkurt 2025, 17:00 Nga N.F
Shkëmbyen dy çanta, policia greke zbulon drogën e fshehur
Foto ilustruese

GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy persona. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi u gjet një sasi lëndë narkotike në furgonin e linjës ndërkombëtarë Berat-Zakyntho. Punonjësit e policisë së Departamentit të Narkotikëve të Patras kanë lokalizuar dy persona të dyshuar.

Mësohet se një shqiptar i ka dorëzuar një greku, dy çanta, ndërsa të dy më pas janë larguar me automjete në drejtime të ndryshme. Policia ka ndaluar menjëherë të dyshuarit dhe gjatë kontrollit që u bënë, grekut i gjetën dhe sekuestruan tre pako me 159.3 gram kokainë, ndërsa shqiptarit iu gjet një pako me 1 kg 44 gramë kokainë, një telefon celular dhe 6445 euro.

159.3 gramë kokainë ishin ndarë në tre pako dhe ishin fshehur me kujdes në një pako detergjenti lavanderie, ndërsa 1044 gramë kokainë u gjetën në kabinën e mjetit që drejtohej nga shqiptari. Mjeti i këtij të fundit rezulton furgon i linjës Berat-Zakyntho. Bashkë me shoferin, mësohet se janë ndaluar edhe pasagjerët, të cilët më pas janë lënë të lirë të largohen.

policia greke droge ne furgonin e linjes berat-zakyntho

Sondazh

Poll