Aktualitet

Plagosja në Kukës/ Dyshja u konfliktuan fizikisht, autori i dyshuar e ndoqi me makinë dhe e plagosi 29-vjeçarin pranë banesës! FOTO nga vendngjarja

Ndërkohë autori i dyshuar i cili vijon të jetë në kërkim është Sebastian Muçmata vëllai i Zenel Muçmatës që është Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit.

19 Shkurt 2025, 16:34 Nga r.ll
Plagosja në Kukës/ Dyshja u konfliktuan fizikisht, autori i dyshuar e
pamje nga vendngjarja

KUKËS- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bicaj në Kukës, ndërsa janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen. 

I plagosur ka mbetur 29-vjeçari Elvis Halilaj, i cili është kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj. Ndërkohë autori i dyshuar i cili vijon të jetë në kërkim është Sebastian Muçmata vëllai i Zenel Muçmatës që është Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit.

Ngjarja ka nisur nga një konflikt për motive të dobëta ku ka qenë Halilaj, ai i cili ka goditur me grusht Muçmatën. Pas kësaj 29-vjeçari është larguar për në banesën e tij. Ai është ndjekur me makinë nga autori i dyshuar Sebastian Muçmata dhe kur Halilaj ka pranë banesës ai e ka qëlluar. 

Plumbi e ka kapur të riun në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm. Ai ndodhet për trajtim mjekësor në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

plagosja ne kukes elvis halilaj zenel muçmata

Sondazh

Poll